EKONOMI & MJEDIS /

Forcimi i lekut largon investitorët, FMN ngre shqetësimin për kursin e këmbimit në Shqipëri. Ja pasojat që mund të sjellë

Fondi Monetar Ndërkombëtar ngre shqetësime mbi ndikimin e forcimit të lekut dhe dobësimit të euros në ekonominë shqiptare.

Shkruar nga Versus

Forcimi i lekut largon investitorët, FMN ngre shqetësimin për

Fondi Monetar Ndërkombëtar ngre shqetësime mbi ndikimin e forcimit të lekut dhe dobësimit të euros në ekonominë shqiptare.

Sipas raportit më të fundit, një mbiçmim i monedhës vendase mund të shoqërohet me rreziqe për investimet e huaja, si dhe për sektorë të ndjeshëm si pasuritë e paluajtshme, ku ekspozimi ndaj kredive të pambrojtura nga kursi i këmbimit është i lartë.

FMN thekson se ndërhyrjet në tregun valutor, si ajo e fundit nga Banka e Shqipërisë në masën 2.6% të PBB-së 2023, mund të jenë të dobishme për zbutjen e inflacionit, por mbeten vetëm një mjet plotësues nëse rreziqet themelore nuk adresohen.

“Në rrethana të caktuara ku mbiçmimi i lekut ka të ngjarë të shoqërohet nga goditje jothemelore, duke përfshirë rrezikun e zhvendosjeve të investitorëve të huaj, ndërhyrjet në treg mund të shërbejë si një mjet plotësues efektiv në zbutjen e inflacionit”, thotë Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Nga ana tjetër, sektori bankar vlerësohet si i qëndrueshëm përballë goditjeve si kreditë e këqija dhe luhatjet e normave të interesit. Megjithatë, ekspozimi ndaj huamarrësve të mëdhenj dhe borxhit sovran mbetet një faktor rreziku.

FMN rekomandon forcimin e mëtejshëm të masave makroprudenciale dhe thellimin e tregjeve financiare, për të garantuar stabilitet afatgjatë dhe një ambient më të sigurt për investime. /Versus.al/

Tags:

fmn leku euro

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: