
Në Shqipëri janë rritur pagesat elektronike me kartë banke. Kështu u shpreh guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.
Në një event të organizuar nga Banka e Shqipërisë dhe Banka Botërore, Sejko tha se 78% e popullsisë në vend, ka llogari bankare dhe shtoi se ka rritje të pagesave me anë të kartës së bankës duke ulur informalitetin.
“Rreth 78% e shoqërisë adulte kanë llogari bankare. Po ashtu ka pasur rritje të numrit të pagesave elektronike dhe me kartë. Banka e Shqipërisë ka miratuar strategji për edukimin financiar, që është një e mirë publike për të gjithë. Se bashku mund të ndërtojmë një shoqëri financiare, ku të gjithë mund të zhvillohen.”- u shpreh Sejko. Versus.al

Indeksi, Shqipëria me cilësinë më të keqe të jetesës në Europë

52% e pensionistëve nuk morën pension të plotë në 2024-n



Vlera e rezervave të arit të BSH arrin nivelin më të lartë historik


Zjarr i fuqishëm në Izmir, autoritetet nisin evakuimin e banorëve
