MAGAZINË /

Habit banorja e BBVK: Më kanë lutur meshkujt duke më thënë më trajto edhe si qen

Shkruar nga Versus
Habit banorja e BBVK: Më kanë lutur meshkujt duke më
Benita Zema

Një bisedë që mund të shkaktojë komente ka ndodhur mes Benita Zemas dhe banorëve të tjerë të shtëpisë së Big Brother Vip Kosova.

Zema e cila ka premtuar se do jetë vullkan në shtëpinë ka tërhequr vëmendjen me rrëfimet e saj të hapura për jetën personale dhe eksperiencat e saj jashtë shtëpisë.

Gjatë bisedës, Benita foli me vetëbesim për stilin e saj luksoz të jetesës, duke rrëfyer se shpeshherë ka marrë mesazhe nga profile të ndryshme që i kanë kërkuar lidhje, pavarësisht mënyrës se si ajo mund t’i “trajtojë”.

Ajo madje bëri një deklaratë të fortë, duke thënë se disa njerëz i kanë shkruar edhe “nëse i trajton si qen” vetëm të jem me ty, deklaratë që ngjalli reagime dhe habi te banorët e tjerë.

Benita tregoi gjithashtu se kishte nisur studimet universitare, por i ka lënë në gjysmë për shkak të rrethanave të ndryshme, pa dhënë shumë detaje shtesë.

Biseda shkaktoi diskutime mes banorëve dhe pritet të komentohen gjerësisht edhe nga publiku, duke qenë se Benita është një nga personazhet që shpesh krijon momente të forta dhe deklarata që bëhen virale në rrjetet sociale.

 

 

 

Tags:

bbvk

Poll