MAGAZINË /

Publikoi trailerin e filmit me Luizin por nuk u prit mirë, Kiara Tito merr vendimin drastik

Vetëm pak kohë pas publikimit të teaser-it, moderatorja njoftoi se ishte e detyruar të merrte një vendim drastik: mbylljen e komenteve në postimet e saj. Në një reagim zyrtar, Kiara sqaroi se shkak për këtë u bënë “komentet e ulëta dhe fjalori i pisët” që vërshuan menjëherë në profilin e saj.

Shkruar nga Versus
Publikoi trailerin e filmit me Luizin por nuk u prit mirë, Kiara Tito merr
Pjesë nga traileri i filmit

Gëzimi i publikimit të pamjeve të para të filmit të shumëpritur me Luiz Ejllin është zbehur për Kiara Titon, e cila në orët e fundit është përballur me një valë sulmesh kibernetike në profilin e saj në Instagram.

Vetëm pak kohë pas publikimit të trailerit, moderatorja njoftoi se ishte e detyruar të merrte një vendim drastik: mbylljen e komenteve në postimet e saj.

Në një reagim zyrtar, Kiara sqaroi se shkak për këtë u bënë “komentet e ulëta dhe fjalori i pisët” që vërshuan menjëherë në profilin e saj.

Publikoi trailerin e filmit me Luizin por nuk u prit mirë, Kiara Tito merr

Por ajo nuk u ndal me kaq. Kiara vendosi të demaskojë publikisht atë që e quan një sulm të orkestruar, duke publikuar disa screenshot-e të komenteve negative  si “keq keq”, “cringe”, “shfaqje e pakuptimtë” që vinin kryesisht nga profile pa foto ose me emra të huaj e të dyshimtë.

E revoltuar, ajo shkroi:

“Janë disa grupe të organizuara që mundohen të prishin postimet. Si nuk lodheni duke hapur account-e, pse nuk shikoni punën tuaj?”

Dhe në një përgjigje të ashpër ndaj sulmeve anonime, Kiara shtoi:

“Nuk e di kush ka më shumë energji këtu, unë që bëj punën time, apo adresat fake që krijohen çdo 5 minuta vetëm për të shkruar vrer. Imagjino të mos kesh as emër, as foto, as identitet, por të kesh mendim për çdo gjë.”

Publikoi trailerin e filmit me Luizin por nuk u prit mirë, Kiara Tito merr

 

Tags:

kiara tito

Poll