
Vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, duke sjellë një ditë me mot të zymtë dhe reshje të vazhdueshme.
Që në orët e para të mëngjesit, pjesa më e madhe e territorit është përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar. Zona veriperëndimore dhe jugperëndimore do të përjetojnë herë pas here rrebeshe më të forta, të shoqëruara me shtrëngata dhe stuhi lokale.
Gjatë gjithë ditës pritet që reshjet të vazhdojnë me intensitet të ndryshueshëm. Rajonet perëndimore mbeten më të rrezikuara për reshje të dendura, ndërsa në zonat malore të verilindjes dhe Alpeve parashikohen reshje bore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë mesatarisht me rreth 8 m/s, por në segmentet bregdetare dhe gjatë periudhave të zhvillimit të vranësirave, pritet të arrijë deri në 20 m/s. Deti do të jetë i trazuar, me valëzim që do të arrijë forcën 4 deri në 5 ballë. Versus.al
