AKTUALITET /

Çahet argjinatura e kënetës në Tale, përmbyten rrugët, rrezikohen edhe banesat

Probleme ka patur edhe në Mirditë ku është shembur një pjesë e aksit rrugor Rrëshen-Bukmir.

Shkruar nga Versus

Çahet argjinatura e kënetës në Tale, përmbyten

Lezha ka kaluar mbrëmë një tjetër natë të vështirë me mot të keq. Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, rritja e nivelit të ujit në zonën e Tales shkaktoi dëmtim të argjinaturës duke bërë që uji të depërtojë drejt zonave të banuara.

Disa rrugë janë përmbytur, ndërsa rrezikohet edhe përmbytja e banesave. Gjatë natës, mjetet e tonazhit të rëndë kanë punuar për forcimin e argjinaturës me qëllim minimizimin e pasojave të mëtejshme.

Situata ka qenë problematike edhe në Mirditë ku aksi rrugor Rrëshen-Bukmir është shembur në disa pika duke rrezikuar që të bllokohet qarkullimi. Kryetari i Bashkisë Mirditë, Albert Melyshi, dhe Prefekti i Qarkut Lezhë, Taulant Malshi, deklaruan se ky segment rrugor ka pasur prej kohësh problematika të shumta, të cilat janë përkeqësuar pas reshjeve intensive. Versus.al

Poll