EKONOMI & MJEDIS /

Hapet procesi i regjistrimeve online për klasat 1–10 në e-Albania, afati përfundon më 31 gusht

Sipas ministres, regjistrimet do të qëndrojnë të hapura deri më 31 gusht, për t’u dhënë mundësi të gjithë prindërve të kryejnë regjistrimin e fëmijëve të tyre në kohën që u përshtatet më shumë.

Shkruar nga Versus

Hapet procesi i regjistrimeve online për klasat 1–10 në

Regjistrimet online për nxënësit nga klasa e parë deri në të dhjetën kanë nisur sot.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se procesi i regjistrimit do të zhvillohet përmes platformës zyrtare e-Albania.

Sipas ministres, regjistrimet do të qëndrojnë të hapura deri më 31 gusht, për t’u dhënë mundësi të gjithë prindërve të kryejnë regjistrimin e fëmijëve të tyre në kohën që u përshtatet më shumë.

Postimi:

Regjistrimet online për klasat e para dhe të dhjeta hapen sot më 7 korrik në #eAlbania dhe sistemi do të jetë i hapur deri më 31 gusht, për t’i dhënë mundësi të gjithë prindërve të regjistrojnë fëmijët e tyre në çdo kohë të përshtatshme për ta.

Poll