EKONOMI & MJEDIS /

Kredi të buta për 300 punonjës të administratës që duan të blejnë banesë! Zbardhet mënyra sesi do zgjidhen fituesit

Çdo vit, 300 punonjës të Administratës Publike do të përfitojnë kredi me 0% interes për të blerë banesë.

Shkruar nga B.V

Kredi të buta për 300 punonjës të administratës që

Rreth 300 punonnjës të administratës publike do të përfitojnë kredi me 0% interes për të blerë një banesë. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja nëpërmjet një postimi në facebook dha edhe disa detaje për mënyrën sesi do të përzgjidhen fituesit e kësaj nisme të qeverisë.

Në postim ai nënvizon se vëmendja më e madhe do të jetë e përqendruar tek arsimtarët, mjekët, infermierët, ushtarakët, garda etj.

“Një hap pozitiv për mbështetjen e profesionistëve të Administratës Publike, nëpërmjet një programi të veçantë që ofron kredi me 0% interes për blerjen e banesave, me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së punonjësve, duke u siguruar atyre mundësinë për të jetuar në kushte më të mira dhe më të sigurta, pa u shpenzuar për interesat e kredisë!

Përfituesit do të përzgjidhen në bazë të sistemit të pikëzimit dhe vëmendje të veçantë në këtë proces do të kenë: Arsimtarët, mjekët, infermierët, policët, ushtarakët, garda, veterinerët, artistët, etj.

Këto kuota do të jenë të përvitshme, falë financimit nga Buxheti i Shtetit, miratuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë me propozimin e MEKI”- shkruan ministri.

Siç thekson edhe ministri, kaq kuota do të jenë të përvitshme për 300 punonjës publikë ndërsa aplikimi do të bëhet online nëpërmjet portalit qeveritar e-Albania dhe përfituesit do të përzgjidhen në bazë të një sistemi pikëzimi.  

SI DO NDAHEN KREDITE E BUTA

Kuotat e përgjithshme të kredive të lehtësuara për
administratën publike për vitin 2024 janë, gjithsej, 300 (treqind)
dhe ndahen, si më poshtë vijon:
a) 90 (nëntëdhjetë) për Ministrinë e Brendshme
b) 90 (nëntëdhjetë) për Ministrinë e Mbrojtjes
c) 30 (tridhjetë) për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
ç) 30 (tridhjetë) për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit
d) 45 (dyzet e pesë) për Ministrinë e Shëndetësisë dhe
Mbrojtjes Sociale
dh) 15 (pesëmbëdhjetë) për Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës
dhe Inovacionit. Versus.al

Poll