Ka nisur sot shpërndarja e bonusit të fundvitit për pensionistët. Ministri i Ekonomisë dhe Inovacionit Blendi Gonxhja bën me dije se deri në orën 10:00 janë shpërndarë 19.556 bonuse.
Prej tyre 13.172 bonuse prej 15 mijë lekësh janë shpërndarë për pensionistët të cilët marrin pension mujor nën 20 mijë lekë. Ndërsa 5854 bonuse me 10 mijë lekë janë shpërndarë për pensionistët që marrin mbi 20 mijë lekë pension mujor.
Të gjithë pensionistët mund të tërheqin bonusin në çdo filal të Postës Shqiptare dhe kanë afat deri më 30 qershor të 2025-ës për tërheqjen e bonusit të fundvitit. Janë rreth 730 mijë pensionistë që përfitojnë nga paketa prej 100 milionë eurosh të njoftuar nga qeveria.
Pas disa protestave të pensionistëve para kryeministrisë, vetë kreu i qeverisë Edi Rama njoftoi paketën në Kuvend duke bërë me dije se do të ketë edhe një bonus në pranverë i cili do të jetë i përhershëm edhe nëse fiton mandatin e katërt qeverisës. Versus.al








