EKONOMI & MJEDIS /

Rekord zjarresh në Amazonë / 1729 vatra vetëm në qershor, alarm nga autoritetet

Nga 1 janari deri më 20 qershor u regjistruan 2628 vatra zjarri në Pantanal, zona me lagështirën më të lartë në botë, duke shënuar një rritje prej 1818% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Shkruar nga a.b.

Rekord zjarresh në Amazonë / 1729 vatra vetëm në qershor,

Jugu i Amazonës, zona me lagështirën më të lartë në planet, është përfshirë nga një numër rekord zjarresh gjatë këtij muaji, duke thyer cdo record të mëparshëm.

Që nga fillimi i muajit, 1,729 shpërthime janë identifikuar me anë të satelitit në zonë, sipas të dhënave të publikuara të premten nga Instituti Brazilian i Kërkimeve Hapësinore (INPE). Ky është pothuajse katër herë më shumë se rekordi i mëparshëm për një muaj të tërë qershor, i cili daton në vitin 2005.\ Rekord zjarresh në Amazonë / 1729 vatra vetëm në qershor,  

"Kjo rritje e zjarreve në Pantanal edhe para sezonit të thatë është jashtëzakonisht shqetësuese," tha Claudio Angelo, anëtar i kolektivit të OJQ-ve të Observatorit Klimatik, për AFP. Nga 1 janari deri më 20 qershor, INPE regjistroi 2628 vatra zjarri në Pantanal, një rritje prej 1818% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo shifër është gjithashtu më e lartë se ajo e gjysmës së parë të 2020-ës (2534), që rezultoi të ishte viti më i keq i regjistruar, kur 30% e sipërfaqes së rajonit u përfshi nga flakët.

Rekord zjarresh në Amazonë / 1729 vatra vetëm në qershor,

Sezoni i thatë zakonisht fillon në gjysmën e dytë të vitit. Në vitin 2020, kulmi u arrit në shtator, me 8,106 vatra zjarri, muaji më shkatërrues që kur INPE filloi të përpilonte këto të dhëna në vitin 1998. “Gjithçka sugjeron se po përballemi me një tjetër ngjarje ekstreme klimatike, që na bën të kemi frikë për të ardhmen e biomës në muajt e ardhshëm, kur thatësira do të ketë arritur kulmin e saj”, këmbëngul Claudio Angelo.

Pantanal, i cili shtrihet gjithashtu në Bolivi dhe Paraguaj, është ligatina më e madhe tropikale në planet. Kjo strehë e biodiversitetit tërheq shumë turistë të cilët mund të admirojnë nga afër kaimanët, lundërzat gjigante, zogjtë shumëngjyrëshe dhe, për ata me fat, jaguarët.

Rekord zjarresh në Amazonë / 1729 vatra vetëm në qershor,

Brazili u godit tashmë nga një fatkeqësi klimatike e paprecedentë muajin e kaluar, kur përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur vranë më shumë se 170 njerëz në jug të vendit.

 

Poll