Shqiptarët po vijojnë të paguajnë rregullisht këstet e tyre të kredive. Të dhënat nga Banka e Shqipërisë tregojnë se vetëm 4.17 për qind e totalit të huave të marra në banka nuk ishin paguar në kohë.
Ky është niveli më i ulët që nga viti 2008, duke vijuar kështu ecurinë pozitive që nuk u prish as gjatë periudhës së pandemisë apo kulmit të krizës së çmimeve.
Të dhënat nga Banka Qendrore tregojnë se portofoli total i kredisë së dhënë nga 11 bankat tregtare në vend ishte 822.6 miliardë lekë. Nga kjo shumë, 34.3 miliardë ishin hua të papaguara në kohë.
Rënia e treguesit në nivelin më të ulët në 16 vjet ka ardhur sa nga shlyerja në mënyrë të rregullt e kredive të vjetra, aq edhe nga zgjerimi i huave të reja.
Në këtë ecuri pozitive, ndikim të rëndësishëm ka pasur veçanërisht shlyerja e huave për blerje të banesave. Kjo në një kohë që kredia e re për këtë qëllim po shënon vetëm rritje. prej të cilave për blerje banesash.
Ekspertë të ekonomisë parashikojë se kjo ecuri do të vijojë për aq kohës a bankat do të mbajnë të shtrënguara kushtet e dhënies së kredive.
