Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha ka folur mbi situatën e zjarrit në fushën e mbetjeve.
Zjarri vijon në vendngrumbullim që prej së enjtes, ndërsa, sipas kryetarit të bashkisë të gjitha mjetet dhe forcat njerëzore janë në gadishmëri dhe punë, por era e fortë ka krijuar përhapjen e tymit.
Veç tyre, ndihmë ka patur dhe nga Ministria e Mbrojtjes, nga bizneset apo dhe mjete të aeroportit.
“Zjarri është vendosur nga një dorë njeriu, e qëllimshme apo jo, nuk mund ta themi. Por është dorë njeriu pas zjarrit. Pasi më parë kemi temperatura edhe më të larta dhe nuk kemi patur situatë të tillë”.
Në fjalën e tij, Dredha kërkoi edhe ndihmën e organeve ligjzbatuese për të vënë para përgjegjësisë personat që shkaktojnë situata zjarresh.
Dredha ka theksuar se flota e zjarrfikëse së Vlorës do t’i shtohet një tjetër mjet, ndërsa situata ka qene e vështirë edhe për shkak të erës, ndërsa referuruar punës që po kryhet shpresohet që kjo situatë të mbyllet sa më shpejt.