EKONOMI & MJEDIS /

Zv/kryeministrja Balluku: Në 1 janar 2025 ulim çmimin e energjisë elektrike për qytetarët

''Për më tepër siç e ka thënë dhe Kryeministri Rama ne kemi marrë porosi dhe prej kohësh po punojmë me OSHE, KESH dhe OST për të vlerësuar një ulje të çmimit të energjisë elektrike duke nisur nga nga 1 janari i vitit 2025."

Shkruar nga Versus
Zv/kryeministrja Balluku: Në 1 janar 2025 ulim çmimin e
Belinda Balluku

Qeveria ka lajmëruar se nga 1 janari i vitit 2025 do të ulet çmimi i energjisë elektrike për të gjithë qytetarët.

Zëvëndëskryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë vizitës së saj në sistemin CALL CENTER pranë OSHEE Group u shpreh se, po punohet që më 1 janar 2025 të ketë ulje të çmimit të energjisë elektrike për qytetarët shqiptarë.

''Për më tepër siç e ka thënë dhe Kryeministri Rama ne kemi marrë porosi dhe prej kohësh po punojmë me OSHE, KESH dhe OST për të vlerësuar një ulje të çmimit të energjisë elektrike duke nisur nga nga 1 janari i vitit 2025. Jemi në punë e sipër, në analizë e sipër, por jemi të sigurtë që do ja dalim që duke optimizuar proceset teknike dhe atë financiare të kompanive tona do të kemi mundësi që nga 1 janari t'i afrojmë qytetarëve shqiptarë një çmim më të mirë për energjinë elektrike.' u shpreh zëvendëskryeministrja Balluku.

Edhe në takimet që kryeministri Rama ka zhvilluar me pensionistët është shprehur se po studiojnë uljen e çmimit të energjisë elektrike.

“Jemi duke studiuar edhe një ulje të çmimit të energjisë. Ajo që kam kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë është që pensionistët të përfitojnë patjetër një ulje, sado të vogël. Po bëjmë një studim si afekton kjo. Por duke qenë se ekonomia është në një rrugë të mbarë dhe shpresoj mos kemi larg qoftë ndonjë situatë që kemi kaluar do ta konsiderojmë.’ është shprehur kreu i Qeverisë gjatë takimeve me pensionistët. Aktualisht çmimi i energjisë është 9.5 lekë për kilovat pa TVSH, ndërsa me TVSH arrin në 11.4 lekë. /Versus.al

Poll