POLITIKË /

Pas koncertit në Tiranë, reagon Kanye West: Faleminderit Edi Rama që ndërtove një stadium për mua!

Koncerti i artistit në kryeqytet u shoqërua me debate të shumta politike dhe publike, pasi qeveria ndërhyri financiarisht për të shmangur anulimin e eventit.

Shkruar nga Versus

Pas koncertit në Tiranë, reagon Kanye West: Faleminderit Edi Rama

Këngëtari amerikan Kanye West, i njohur edhe me emrin artistik Ye, ka reaguar për herë të parë pas koncertit të mbajtur në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetin social X, artisti falënderoi kryeministrin Edi Rama dhe qytetarët shqiptarë për mikpritjen, duke vlerësuar organizimin e koncertit.

"Faleminderit Edi Rama dhe gjithë Shqipërisë që ndërtuat një stadium dhe më mirëpritët në vendin tuaj të bukur", shkroi Kanye West në postimin e tij.

Koncerti i artistit në kryeqytet u shoqërua me debate të shumta politike dhe publike, pasi qeveria ndërhyri financiarisht për të shmangur anulimin e eventit.

Vendimi për përdorimin e fondeve të emergjencës ngjalli reagime të forta, ndërsa opozita dhe kritikët kërkuan transparencë mbi shpenzimet.

Nga ana tjetër, qeveria ka mohuar pretendimet se janë përdorur fonde shtesë për ndërtimin e infrastrukturës së koncertit, duke theksuar se investimi u bë për të garantuar zhvillimin e eventit dhe për të mbrojtur imazhin e Shqipërisë si organizatore e aktiviteteve ndërkombëtare./Versus.al

Poll