Biznesmeni Elton Ilirjani ka qenë i ftuar në emisionin “Opinion” në TV Klan ku teksa rrëfeu për jetën e tij, u shpreh gjithashtu se ka turp nga Shqipëria. Ilirjani i cili jeton në SHBA, prej 10 vitesh e ka pranuar orientimin e tij homoseksual.
Sot ai numëron mbi 12 milionë ndjekës në rrjetet sociale dhe ka marrë pjesë në disa prej sfilatave më të famshme të modës. Pavarësisht këtyre fakteve, ai e cilëson si “turp” kur u thotë të tjerëve që është nga Shqipëria.
Pjesë nga biseda në studio:
Blendi Fevziu: Më duket mua Elton apo ke një lloj përçmimi për Shqipërinë? Po më thuaj të vërtetën.
Elton Ilirjani: Kam turp nga Shqipëria, jo përçmim.
Blendi Fevziu: Ke turp nga Shqipëria?
Elton Ilirjani: Po më vjen turp.
Blendi Fevziu: Pse duhet të kesh turp nga Shqipëria sepse mund të ketë shumë njerëz që thonë duhet të kemi ne turp nga ai?
Elton Ilirjani: Po patjetër.
Blendi Fevziu: Dhe kjo është një pjesë dominonte e shoqërisë shqiptare?
Elton Ilirjani: Për mënyrën si unë prezantohem dhe mënyrën si jam si individ. Nuk kam turp nga Shqipëria se nuk është vend i bukur, Shqipëria është vend i bukur. Shqipëria është vendi i nënës time dhe nëna ime është këtu. Për mua Shqipëria është nëna ime, unë e dua Shqipërinë. Por unë kam turp.
Blendi Fevziu: Po pse të vjen turp? Sepse unë mendoj që çdo njeri është përgjegjës për veten e tij, është përgjegjës për karrierën e tij, për veprimet e tij, është përgjegjës për arritjet ose mosarritjet e tij dhe nuk është përgjegjës për vendin nga vjen në origjinë. Patjetër që është produkt i asaj kulture, sepse jam i bindur që njeriu është produkt i kulturës dhe jo racës. Por që ti nuk ke pse të të vijë turp për këtë gjë.
Elton Ilirjani: Kam qenë në Spring Studios në Neë York City i rreshtuar për të dalë në pasarelë. Më është afruar drejtori teknik i shfaqjes dhe më ka thënë nga je. I kam thënë jam shqiptar. Më ka thënë nuk ka mundësi që ti të jesh shqiptar. I kam thënë pse. Sepse tha Shqipëria nuk mund të ketë një produkt si ty. Sepse unë edhe në Neë York shihem si një person që e përqafon të drejtën e njeriut dhe shpalosjen e të drejtave gay.







