POLITIKË /

“Spastrime” dhe emërime në grupin parlamentar të PD, Bardhi heq nga komisionet deputetët e Bashës

Në shkresën e firmosur nga Bardhi, edhe Lulzim Basha është përjashtuar nga Asambleja Parlamentare për Bashkëpunimin e Evropës Perëndimore.

Shkruar nga B.V
“Spastrime” dhe emërime në grupin parlamentar të PD,
Gazment Bardhi dhe Lulzim Basha

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka bërë emërime të reja në grupit parlamentar të Partisë Demokratike, duke hequr si anëtarë të komisioneve parlamentare të gjithë deputetët mbështes së Lulzim Bashës.

Në kërkesën që Bardhi ka dorëzuar në Kuvend shihet se nga Këshilli i Legjislacionit është hequr emri i Enkelejd Alibeajt dhe është vendosur anëtare Dhurata Çupi, e cila ishte anëtare zëvendësuese dhe në vend të saj është emëruar Lindita Metaliaj.

Lukzim Basha është hequr nga Asambleja Parlamentare për Bashkëpunimin e Europës Perëndimore dhe në vend të tij është emëruar Oerd Bylykbashi. Ndërsa nënkryetarë të grupit parlamentar do jenë Ervin Salianji dhe Albana Vokshi, zëdhënëse do jetë Ina Zhupa.

Më herët Bardhi riktheu në grupin parlamentar të gjithë anëtarët e Rithemelimit të përjashtuar nga Lulzim Basha. Ndërsa sot kërkoi llogari nga Nikolla pse nuk është përfshirë në listën e anëtarëve të grupit parlamentar të PD, emri i Sali Berishës. Versus.al

“Spastrime” dhe emërime në grupin parlamentar të PD,
Shkresa e firmosur nga Gazment Bardhi

“Spastrime” dhe emërime në grupin parlamentar të PD,  

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: