Greqi- Ndërhyrja e autoriteteve greke ka shmangur një tragjedi të mundshme në brigjet e Gavdos ku u shpëtuan në total 38 emigrantë të paligjshëm të cilët ndodheshin brenda një varke.
Shpëtimi i emigrantëve u bë i mundur nga një roje plazhi me ndihmën e dy anijeve të tjera kalimtare në zonën detare.
Kujtojmë se në qershor të 2023-it një tragjedi ndodhi në brigjet jugperëndimore të Greqisë pranë Pilos ku gjetën vdekjen rreth 600 emigrantë të paligjshëm të cilët u mbytën në det. Versus.al







