Një zjarr i madh ka shpërthyer në lagjen Emshir të Prishtinës, duke detyruar dhjetëra persona të kërkojnë ndihmë për evakuim nga ndërtesat e prekura.
Njësitet policore dhe ekipet e zjarrfikësve kanë ndërhyrë menjëherë për të larguar banorët nga shtwpitw e tyre, ndërsa tymi i dendur ka shkaktuar panik në zonë.
Për shkak të ekspozimit ndaj tymit, shumë banorë kanë kërkuar ndihmë mjekësore.
Zjarri mësohet se ka nisur në zonën e garazheve të një ndërtese dhe është përhapur me shpejtësi.
Deri më tani, autoritetet nuk kanë dhënë informacione zyrtare mbi shkakun e zjarrit, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.







