BOTA /

Nxirren 11 trupa pa jetë nga ujrat e Drinit, mes tyre një foshnje

Një ditë më herët u gjetën trupat e dhjetë emigrantëve në lumin Drina dhe në brigje e tij. Kërkimi është duke vazhduar ende, pasi nuk dihet numri i të zhdukurve.

Shkruar nga Versus

Nxirren 11 trupa pa jetë nga ujrat e Drinit, mes tyre një foshnje

Forcat e kërkim-shpëtimit gjeten të premten trupin e një emigranti tjetër, i cili u mbyt si pasojë e fundosjes së një anijeje emigrantësh në lumin Drina mes Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës. Numri i të mbyturve nga fundosja e anijes dy ditë më parë ka shkuar në 11, në mesin e viktimave ishte edhe një foshnje.

Një ditë më herët u gjetën trupat e dhjetë emigrantëve në lumin Drina dhe në brigje e tij, pasi anija e tyre u fundos gjatë përpjekjeve për të kaluar nga Serbia në Bosnje e Hercegovinë natën mes të mërkurës dhe të enjtes.

Nxirren 11 trupa pa jetë nga ujrat e Drinit, mes tyre një foshnje

Prokuroria në Bosnje e Hercegovinë ka urdhëruar nisjen e një hetimi për kontrabandimin e emigrantëve nëpër lumin Drina.

Kërkimi është duke vazhduar ende, pasi nuk dihet numri i të zhdukurve.

Nxirren 11 trupa pa jetë nga ujrat e Drinit, mes tyre një foshnje

Tragjeda ndodhi kur një grup emigrantësh u përpoqën të kalonin nga Serbia në Bosnje me dy varka. Varka e parë kaloi lumin, e dyta u përmbys.

 

Poll