
Një 24 vjeçare gjendet gjallë 12 ditë pasi u zhduk pa “nam e nishan” në një zonë mjaft të vështirë në Nevada. Esmeralda Marie Pineda, me origjinë nga Sacramento, Kaliforni, u zhduk më 26 gusht 2024 në shtetin amerikan të Nevadës. 24-vjeçarja u pa për herë të fundit në kryqëzimin e lumit Yuba dhe Sweetland Creek. Një operacion i madh dhe i vështirë kërkimi u nis në këtë rajon të izoluar. Por vetëm dy javë më vonë, më 6 shtator 2024, ajo u gjet plotësisht e dehidratuar dhe e uritur.

E reja u gjet në grykën e lumit, jo shumë larg vendit ku u pa për herë të fundit. Sipas policisë së qarkut Nevada, Esmeralda kishte vështirësi në të folur. Ata ende nuk e kanë kuptuar se si ajo ishte në gjendje të mbijetonte në natyrë për 12 ditë. Ajo ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe është dërguar menjëherë në spital.







