MAGAZINË /

Futbolli në zi, vdes parakohe sulmuesi legjendar italian, golashënuesi më i mirë në Kupën e Botës 1990

Sulmuesi legjendar italian, golashënuesi më i mirë në Kupën e Botës 1990 ndërroi jetë në moshën 59 vjeçari pas një sëmundje të rëndë me të cilën po luftonte prej dy vitesh.

Shkruar nga Versus
Futbolli në zi, vdes parakohe sulmuesi legjendar italian, golashënuesi
Salvatore ‘Toto’ Shcillaci

Futbolli italian është në zi për shkak të vdekjes para kohe të Salvatore ‘Toto’ Shcillaci.

Sulmuesi legjendar italian, golashënuesi më i mirë në Kupën e Botës 1990 ndërroi jetë në moshën 59 vjeçari pas një sëmundje të rëndë me të cilën po luftonte prej dy vitesh.

Ish-futbollisti vdiq në Palermo (Sicili , Italia jugore) pasi ishte shtruar në gjendje të rëndë në një spital në të njëjtin qytet prej disa ditësh.

Schillaci e filloi karrierën e tij të futbollit në Messina, dhe në vitin 1989 ai iu bashkua skudrës së Juventusit i cili kishte kohë që i kishte vënë syrin.

Sulmuesi luajti në nivelin më të lartë në Serie A , dhe më vonë përfundoi duke nënshkruar për një tjetër klub të madh në Itali si Inter Milan, ku kaloi dy sezone.

Ai e përfundoi  karrierën e tij sportive duke luajtur në Japoni.

Schillaci fitoi dy Kupa UEFA  një me Juventusin dhe një tjetër me Interin dhe gjithashtu pati privilegjin të ishte golashënuesi më i mirë në Botërorin 1990, i cili u luajt pikërisht në Itali.

"Mirupafshim Totó. Hero i netëve magjike", shkruan në një deklaratë përmes rrjeteve sociale skuadra italiane e futbollit, e cila i ka shijuar golat e tij gjatë Botërorit 1990. /Versus.al

 

Poll