MAGAZINË /

‘5 orë takim me Parashqevi Simakun’/ Aktori Herion Mustafaraj: Kishte një ideal të madh brenda vetes, të fitonte fëmijën e saj

Shkruar nga Versus

‘5 orë takim me Parashqevi Simakun’/ Aktori Herion Mustafaraj:

Takimin e parë pa nisur ende zhurma digjitale për shndërrimin e saj në një endacake, Parashqevi Simaku e ka pasur me Herion Mustafaraj.

Miq të një jete, por që kishin shkëputur marrëdhëniet prej gati 15 vitesh që pas divorcit të këngëtares.

‘Vetëm njëherë e kam takuar dhe folëm për 5 orë. Më pyeti për gjithçka, për shoqërinë tonë, njerëzit, fliste për Bobin në mënyrë më superlative, duke e përkëdhelur. Babushka i thoshte, njësoj siç i thoshte vite përpara. Babushka do ma sjellë çunin’, thotë aktori Herion Mustafaraj.

Herioni rrëfen se kërkimet e tij të hershme për ta gjetur kishin dështuar, por video si e pastrehë e kishte vënë në lëvizje sërish.

Aktori beson se jetesa në atë mënyrë ishte zgjedhja e saj dhe thellësia e saj shpirtërore është e paarritshme duke ju larguar realitetit.

‘Mua më ra në dorë, 3 ditë përpara se të bëhej virale. Nuk e di Herion, se këtu vijnë shpesh njerëz të më marrin dhe ca nuk thonë, por unë nuk lëviz dot nga këtu se po pres avokatin. Si do të jetë mbështetja jonë, së pari që Parashqevia të kuptojë se çfarë viti është, se me tha që nuk e kishte idenë as çfarë ore, dite e viti ishte.

5 orë në stacionin e trenit me të e përballën aktorin me një Parashqevi ndryshe.

‘E njihnin si mama Vivi të gjithë, ishte mamaja e të gjithë të pastrehëve. Ajo kishte gjetur shtëpinë e vet. Dy kualitete mësova nga Parashqevia, që të kuptoja se ka qenë zgjedhja e saj. Përulja dhe falja. Parashevija kishte një ideal të madh brenda vetes, të fitonte fëmijën e saj që e kishte humbur. Mua më bëri të kuptoj se nuk ka dashuri më të madhe në këtë botë se dashuria e nënës. Pra Parashqevia ngre figurën e nënës në të gjithë botën’, ka thënë aktori Herion Mustafaraj për TCH.

 

Poll