Serbi- Gjorgje Mijatoviç, vëllai i nënkryetarit të Qeverisë së Federatës së Bosnjë-Hercegovinës dhe ministrit të Zhvillimit dhe Ndërmarrësisë Vojin Mijatoviç, është vrarë dje në Beograd.
Lajmin e ka konfirmuar ministry serb i Punëve të Brendshme Ivica Daçiç. 37 vjeçari ndërroi jetë pasi u rrah për vdekje nga dy huliganë serbë teksa ndodhej në një park për fëmijë në Vozhdovaç.
“Mbrëmë rreth orës 18-19, policia ka marrë një telefonatë se ka pasur një përleshje, kanë shkuar në adresën në komunën e Vozhdovcit, e kanë gjetur të plagosurin me gruan e tij. Ai është dërguar në Uregentna dhe aty ka vdekur”- u shpreh Daçiq për TV Blic.
Ai shtoi se djali i Mijatoviçit ishte ankuar se i ishte vjedhur topi dhe kishte pasur problem me dy persona.
Daçiq ka theksuar se po përcaktohet nëse ka vdekur si pasojë e rrahjes.
“Autopsia do ta konfirmojë, mjekët thonë se ka pasur edhe kriza epileptike”, tha ai.
Mësohet se djali i Mijatoviç i ishte ankuar këtij të fundit se të rinjtë e kishin ngacmuar në park. Pasi Gjorgje Mijatoviç kishte shkuar tek ata, pas një debate të shkurtër, të rinjtë e kanë sulmuar dhe rrahur për vdekje.







