
Indi- Ditën e djeshme, kryeqyteti i Indisë, Dehli shënoi temperature deri në 50 gradë celcius duke shënuar valët e ekstremit të të nxehtit që prej veriun e vendit.
Gjithashtu edhe në qytete të tjera të vendit, u shënuan temperature deri në 48 apo 49 gradë.
Nxehtësia ekstreme ka bërë që autoritetet të planifikojnë masat e nevojshme për zbutjen e rreziqeve shëndetësore si goditja e nxehtësisë dhe dehidratimi apo tendosja e zemrës.
Pse po rritet temperatura në Delhi?
Ekspertët i kanë atribuar valët nga Rajasthani si një faktor kyç kontribues për nxehtësinë ekstreme në Delhi. Mahesh Palawat, nënkryetar i Meteorologjisë dhe Ndryshimeve Klimatike tha, “Në zonat e hapura me tokë të lirë, ka rritje të rrezatimit. Drita e drejtpërdrejtë e diellit dhe mungesa e hijes i bëjnë këto rajone jashtëzakonisht të nxehta.”
Pjesë të Delhit janë veçanërisht të ndjeshme ndaj ardhjes së hershme të këtyre erërave të nxehta, duke përkeqësuar motin. Zonat si Mungeshpur, Narela dhe Najafgarh janë të parat që përjetojnë fuqinë e plotë të këtyre erërave të nxehta. Versus.al







