MAGAZINË /

"Mund të ketë vërshime uji në këto 2 qarqe", Instituti i Gjeoshkencave jep paralajmërimin për pasditen e sotme

Shkruar nga Versus

"Mund të ketë vërshime uji në këto 2 qarqe",

Instituti i Gjeoshkencave ka publikuar parashikimin e motit për pjesën tjetër të ditës së sotme dhe atë të ditës së enjte duke dhënë informacion mbi qarqet ku pritet të ketë më së shumti reshje shiu.

Për pasditen e sotme dhe ditën e nesërme pritet të ketë reshje shiu të nivelit të mesatar në qarqet Lezhë dhe Shkodër, ndërsa në qarqet Kukës, Dibër, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Reshjet pritet të shoqërohen me shtrëngata në këto qarqe (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

"Mund të ketë vërshime uji në këto 2 qarqe",

Në njoftimin e bërë thuhet se shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve në intervale të shkutra kohore, mund të krijojnë probleme të ndryshme dhe vërshime të ujit në zonat urbane konkretisht në Shkodër dhe Lezhë duke u varur nga sistemi i kanalizimeve.

TEMPERATURA

Nesër (e enjte, dt. 10) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 18 / 25 °C

në vendet e ulëta: 17 / 27 °C

në vendet malore: 12 / 23 °C

ERA

Sot pasdite (e mërkurë, dt. 09) dhe nesër (e enjte, dt. 10) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare. Versus.al

Poll