
Aktori i njohur turk Can Yaman është arrestuar në Turqi si pjesë e një hetimi për trafikimin dhe përdorimin e drogës nga personazhe të famshëm, gazetarë dhe personazhe VIP në Stamboll.
Yaman, shumë i njohur edhe në Itali për rolin Sandokan dhe në disa seriale televizive të suksesshme u arrestua së bashku me 6 persona të tjerë, përfshirë aktoren Selen Gorguzel gjatë natës në një operacion droge në Stamboll që pati bastisje në nëntë klube nate, ndërsa hetimi për personazhe të famshëm dhe vepra penale të lidhura me drogën u zgjerua, shkruan CNN Turk.
Hetimi u krye nga Byroja e Hetimit të Kontrabandës, Narkotikëve dhe Krimeve Ekonomike të Zyrës së Kryeprokurorit Publik të Stambollit.
Në javët e fundit, si pjesë e të njëjtit hetim, më shumë se 20 personalitete të argëtimit, personazhe VIP dhe gazetarë u kapën nga policia.
Yaman, së bashku me personat e tjerë të arrestuar, përfshirë pronarë klubesh, u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Stambollit për t'u testuar për përdorim të mundshëm droge. Hetimi u krye nga Byroja e Hetimit për Kontrabandën, Trafikimin e Drogës dhe Krimet Ekonomike e Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Stambollit. Versus.al

