MAGAZINË /

Kupa e Italisë/ Inter-Udinese, Kristjan Asllani e nis si titullar

Shkruar nga Versus

Kupa e Italisë/ Inter-Udinese, Kristjan Asllani e nis si titullar

Kristjan Asllani e nis si titullar ndeshjen e sotme mes Interit dhe Udinezes në Kupën e Italisë, me mesfushorin shqiptar që ka marrë besimin e plotë të Inzagit, i cili ka vendosur t’i japë pak pushime Çalhanollu.

Zikaltrit vijnë në këtë ndeshje me shumë lëvizje në rreshtim, pasi ndryshimi nis në portë ku debuton Martinez. Bisek rreshtohet mes Darmian e Bastonit në mbrojtje, kurse Arnautoviç-Taremi përbëjnë dyshen e sulmit.

Ndërkohë, në anën tjetër do të jetë titullar për herë të parë këtë sezon Aleksis Sançez, një ish i zikaltërve i cili i është bashkuar përsëri Udinezes gjatë verës por kishte mbetur jashtë për shkak dëmtimesh.

FORMACIONET ZYRTARE:

Kupa e Italisë/ Inter-Udinese, Kristjan Asllani e nis si titullar

 

Poll