AKTUALITET /

“Porosia” nga Tirana me 7.3 kg kokainë brenda furgonit të mallrave, zbulohet "pritësi" në Angli (EMRI)

Fatbardh Çuni është shpallur në kërkim nga policia e Durrësit si personi që dyshohet se do priste ngarkesën me 7.3 kg kokainë në Angli.

Shkruar nga Versus
“Porosia” nga Tirana me 7.3 kg kokainë brenda furgonit të
Arjan Doçi dhe Mentor Çuni

Durrës- Detaje të reja janë zbardhur nga gjetja e 7.3 kg kokainë brenda një furgoni mallrash me targa angleze në Portin e Durrësit.

Policia ka shpallur në kërkim Fatbardh Çunin i cili dyshohet se ishte personi që do të priste 7 pakot me kokainë në Angli.

Të arrestuarit, shoferi Arjan Doçi dhe kushëriri i tij Mentor Çuni deklaruan në polici se pakot ua kishte dhënë një person në Tiranë të cilin nuk e njinin dhe se sapo të mbërrinin në Angli, dikush do të shkonte të merrte lëndën narkotike.

Droga u zbulua dy ditë më parë brenda furgonit të kompanisë “Bledi Trans” me itinerar Shqipëri-Itali-Angli.

 

Poll