MAGAZINË /

Konference League/ Skuadrat shqiptare mësojnë rivalët

Vllaznia do të ndeshet me skuadrën islandeze të Valur. Partizani “peshkoi” ekipin maltez të Marsaxlokk, ndërsa Tirana do të udhëtojë për në Gjeorgji, aty ku do të ndeshet me Torpedo Kutaisi.

Shkruar nga B.SH

Konference League/ Skuadrat shqiptare mësojnë rivalët

Sapo është hedhur shorti i turnit të parë kualifikues për Konference League, për sezonin e ri 2024-2025.

Skuadrat tona, Partizani, Vllaznia dhe Tirana, kanë mësuar edhe kundërshtarët që do të kenë përballë në sfidat e raundit të parë kualifikues për këtë kompeticion.

Kështu skuadra e vendit të dytë, kampionatin e shkuar Partizani, do të ketë sfidën më të lehtë në letër, teksa goglat e kanë vendosur përballë skuadrës malteze të Marsashlok.

Pak më të vështira do të jenë sfidat për të dyja skuadrat e tjera, teksa Tirana do duhet të përballet me gjeorgjanët e Torpedo Kutaisi, ndërsa Vllazni do duhet të udhëtojë drejtë Islandës, për t’u përballur me Valur.

Ndeshjet e para të këtij raundi do të zhvillohen në 11 Korrik dhe ato të kthimit, 7 ditë më pas.

SHORTI
Torpedo Kutaisi (Gjeorgji) – TIRANA
Marsashlok (Maltë) – PARTIZANI
Valur (Islandë) – VLLAZNIA

Poll