EKONOMI & MJEDIS /

BSH miraton rregulloren e re, kufizime të mëdha për kreditë që merren vetëm me një ID në dorë

Shkruar nga Versus

BSH miraton rregulloren e re, kufizime të mëdha për kreditë

Banka e Shqipërisë ka zyrtarizuar këtë të mërkurë rregulloren që kufizon dhënien e kredisë konsumatore nga institucionet financiare jo banka. Kriteret e përcaktuara në këtë rregullore do të sjellin mbrojtje të konsumatorëve, që aktualisht janë të mbingarkuar me kredi.

Një nga kriteret është që individi nuk do të ketë më shumë se dy kredi njëherësh.

“Në mbledhjen e sotme kemi bërë disa ndryshime në rregulloren për menaxhimin e riskut të kredisë në institucionet  financiare jobankare, lidhur me mbrojtjen e konsumatorit, në raport me një analizë më tyë mirë financiare, në raport me disa kufizime që kanë të bëjnë me moshën e kredimarrësve dhe në raport me disa elementë që kanë të bëjnë me numrin e kredive, pra nuk mund të marrin më shumë se dy kredi njëherësh, nuk mund të ekspozohen më shumë sesa duhet”, deklaroi Sejko.

Po ashtu, institucionet financiare jo banka do të kalojnë në një filtër më të hollësishëm gjendjen ekonomike të qytetarëve që aplikojnë për kredi dhe të ardhurat e tyre mujore.

“Do tu kërkohet këtyre instc që të përshtasin edhe rregulloret e tyre të brendshme në funksion të ruajtjes së kredimmarrësve nga mbiongarkesa me borxh tyë panevojshëm. Qëllimi është mbrojtja e huamarrësve por edhe mbrojtja e vetë jkëtyre insticuioneve nga kredi problematike”, u shpreh Sejko.

Kjo rregullore e parë pritet të pasohet edhe me një paketë masash të tjera sepse paralelisht Banka e Shqipërisë po punon me Bankën Botërore për të gjetur një mekanizëm më të fortë mbrojtës.

Ndryshimet e miratuara nga BSh pritet të kenë një impakt në treg, duke kufizuar ndjeshëm individët që do të kenë të drejtë të marrin një kredi.

Poll