Çfarë do të gjeni në brendësi
*Të shtëna me armë zjarri janë shënuar në lagjen “Rus” mbrëmjen e sotme. *Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, por drejt makinës tip “Peugeot” ku u hap zjarr, u gjetën 4 gëzhoja plumbash. *Makina rezulton në pronësi të Elvis Hoxhës, një personi të burgosur për dhunë në familje. *Deri më tani dyshohet se kemi të bëjmë me një atentat të dështuar, ndërsa policia bëri me dije se autorët kanë qenë dy persona me motor pa targa dhe po punohet për kapjen e tyre.
Pronari i mjetit që u qëllua, ndodhej në burg! Autorët e të shtënave në Shkodër, u larguan me motor
Elvis Hoxha, pronari i mjetit tip "Peugeot" ndaj të cilit u hap qëllua disa herë, rezulton të ndodhet në burg për dhunë në familje.
Mjeti ndodhej i parkuar që prej arrestimit të Elvis Hoxhës.
Policia në njoftimin zyrtar bën me dije se autorët kanë qenë dy persona të cilët lëviznin me një motor pa targa. Ende nuk dihet motivi i ngjarjes. Versus.al
Të shtënat me armë zjarri në Shkodër, detaje: U qëllua drejt makinës, dyshohet për atentat të dështuar
Shkodër- Të shtëna me armë zjarri tronditën lagjen "Rus" mbrëmjen e sotme.
Nga detajet e siguruara, bëhet me dije se kanë qenë disa persona të armatosur të cilët kanë hapur zjarr drejt një makine të parkuar. Mësohet se mjeti është në pronësi të Elvis Hoxhës.
Pranë automjetit të parkuar janë gjetur 4 gëzhoja plumbash, ndërsa fatmirësisht Hoxha nuk ka qenë brenda mjetit.
Ende nuk dihet nëse ka pasur një konflikt mes pronarit të mjetit dhe personave që hapën zjarr, por deri më tani dyshohet për atentat të mbetur në tentativë.
Grupi hetimor është vënë në kërkim të autorëve që dyshohet të kenë qenë disa persona. Versus.al
Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, çfarë raportohet
Shkodër- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjteje në lagjen Kiras, në qytet.
Paraprakisht nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa dyshohet se është qëlluar drejt një automjeti të parkuar që mësohet të jetë në pronësi të Elvis Hoxhës.
Ndërkohë policia është nisur drejt vendit të ngjarjes. Versus.al







