Live Updates /

“10 vite falje taksash për hotelet me 5 yje”/ Propozimi ngjall debate te ‘Ekonomia’! Deputetët: Favorizohen oligarkët e turizmit

*Ish-ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ka risjellë në komisionin e Ekonomisë një propozim të bërë në 2019-ën për përjashtimin nga tatimet për hotelet me 5 yje, duke kërkuar shtyrjen e afatit me 10 vite të tjera. *Klosi tha se ndryshimi do të jetë i vlefshëm vetëm për hotelet që sjellin brand-e ndërkombëtare në vend dhe jo ato lokale. *Ky propozim u kundërshtua nga demokratët, Edmond Spaho dhe Jorida Tabaku të cilët e konsideruan këtë si një ndryshim nga i cili përfitojnë disa biznese të mëdha dhe se nuk sjell përfitime për qytetarët. *Kundërshti pati edhe socialisti Erion Braçe i cili tha se sido që të komentohet, një ndryshim i tillë sjell favore fiskale për një këto biznese të mëdha.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Ish-ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi ka risjellë në komisionin e Ekonomisë një propozim të bërë në 2019-ën për përjashtimin nga tatimet për hotelet me 5 yje, duke kërkuar shtyrjen e afatit me 10 vite të tjera. *Klosi tha se ndryshimi do të jetë i vlefshëm vetëm për hotelet që sjellin brand-e ndërkombëtare në vend dhe jo ato lokale. *Ky propozim u kundërshtua nga demokratët, Edmond Spaho dhe Jorida Tabaku të cilët e konsideruan këtë si një ndryshim nga i cili përfitojnë disa biznese të mëdha dhe se nuk sjell përfitime për qytetarët. *Kundërshti pati edhe socialisti Erion Braçe i cili tha se sido që të komentohet, një ndryshim i tillë sjell favore fiskale për një këto biznese të mëdha.

3 Postime
1 MUAJ ME PARE

‘Përjashtim nga taksat për 10 vite’, Tabaku kundër ndryshimit për tatimin e hoteleve me 5 yje: Përfitojnë një grusht kompanish

“10 vite falje taksash për hotelet me 5 yje”/ Propozimi ngjall
Deputetja e PD, Jorida Tabaku

Propozimi që afati i përjashtimit nga tatimi mbi fitimin për hotelet me 5 yje të shtyhet për 10 vite, ka shkaktuar debate mes ish-ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi dhe deputetëve të PD.

Përveç debatit që pati me Edmond Spahon dhe socialistin Erion Braçe, sekretari organizativ i PS, Blendi Klosi pati debat edhe me Jorida Tabakun e cila e konsideroi këtë propozim në favor të bizneset e huaja të madha, duke dëmtuar strukturat e vogla hoteliere që sipas saj kanë punësuar edhe më shumë persona.

“Këtu kaloi buxheti në muajin dhjetor dhe në momentin kur kaloi u tha se nuk do ketë asnjë ndryshim të politikave fiskale apo taksash. Por, vetëm një muaj më vonë, socialistët sjellin një nismë që shkel premtimet e veta dhe dispozitat ligjore, duke falur taksat për një grusht kompanish në prag të zgjedhjeve.

Dëgjova drejtoreshën që tha kanë krijuar 880 vende pune. Por sa është fitimi i këtyre kompanive për këto 880 vende pune, sa janë të punësuar në turizëm në hotele që nuk kanë privilegje? Sa janë të punësuar në industri të tjera. Unë zoti Klosi do kisha shpresuar që këtu të vinit me një ligj që prek shumicën e qytetarëve”- tha Tabaku.

Më tej ajo tha se në vend të këtyre propozimeve, duhen bërë propozime për ndryshime në ligj të cilët të ndikojnë për mirë në shumicën e qytetarëve dhe jo vetëm për disa biznese.  

Sipas deputetes, sistemi i taksave është i pabarabartë pasi favorizon bizneset e mëdha duke i përjashtuar nga taksa korporative dhe godet ato më të vegjlit.

“Dreqi e mori po mbyllet sesioni dhe e nisim sesionin me favore dhe privilegje për 10 apo 11 hotele. Çfarë i pengon ato hotele të vijnë në Shqipëri kur janë brande kaq të mëdha që preken nga tatimi korporativ.

Ministri i Financave tha se nuk do ketë përjashtime më, tani pas një muaji na vini ju këtu e na thoni ta shtyjmë këtë përjashtimin për tatimin korporativ për hotelet me 5 yje. Më vjen keq që nga ju vijnë në parlament propozime për bizneset e mëdha për taksat korporative. A e kuptoni se çfarë po i bëni sistemit të taksave?

Këto vite politika e taksave ka qenë shumë preferenciale. Përjashtimet kanë sjellë në këtë situatë që ndodhemi sot. Imagjino gjithë ato hotele shqiptare që gjenden pranë vijës bregdetare dhe e paguajnë këtë taksë korporative, madje duke punësuar më shumë persona”- shtoi Tabaku duke u shprehur dukshëm kundër këtyre ndryshimeve. Versus.al

1 MUAJ ME PARE

“Hotelet me 4 dhe 5 yje të mos tatohen”, propozimi përplas socialistët! Braçe-Klosit: Favore fiskale

“10 vite falje taksash për hotelet me 5 yje”/ Propozimi ngjall

Propozimi i bërë nga ish-ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi për të përjashtuar nga skema tatimore të gjithë ato investime të brand-eve të huaja të hoteleve me 4 apo 5 yje, ka sjellë përplasje edhe me socialistin Erion Braçe.

Ky i fundit kërkoi informacione konkrete nga Klosi se ku ishin riinvestuar paratë të cilat këto hotele i kanë kursyer nga mos-tatimi. Gjithashtu kërkoi detaje mbi përfitimet që ka pasur vendi nga hotelet me 4 apo 5 yje.

Pavarësisht shpjegimeve që Klosi i dha lidhur me ndryshimet në ligjin e tatimit mbi të ardhurat, Braçe i konsideroi ato si “lehtësira fiskale” dhe kërkoi që të ketë më shumë transparencë.

Pjesë nga debati mes Braçes dhe Klosit në komisionin e ekonomisë:

Braçe: Dua të na vini në dispozicion, sot, se është bërë e vazhdueshme që bëjmë kërkesë në komision dhe na vijnë pasi miratohet ligji në parlament, sa subjekte kanë përfituar nga kjo masë favorizuese, apo ky privilegj, nëse është lista ta kemi, ju thatë se po zhvillohen jo në zona urbane. Nga e gjitha çfarë është thënë në media, pjesa më e madhe e tyre janë përqendruar në Tiranë dhe në rast se mund të më ndihmon në listë, nëse ka një të tillë në Velipojë, Shëngjin, Durrës, Divjakë, Golem, Darëzezë, Vlorë brenda, Palasë, a janë 11, nëse janë 11 e përfshin të gjithë vijën ku bëhet turizëm, në Dhërmi, livadh, Ksamil, Sarandë. Sa është fitimi i deklaruar i tyre që kanë operuar gjatë kësaj periudhe në territorin e Shqipërisë, sa kanë deklaruar si fitim, që ne e kemi përjashtuar nga pjesa e tatimit, ky fitimi i deklaruar ça është bërë më pas, është riinvestuar apo akumuluar si pasuri e operatorëve apo më keq, riinvestuar jashtë këtij vendi, sa projekteve në janë proces, janë në punë e sipër. Çfarë përfitimesh kemi ne për hotelet me katër dhe pesë yje? Privilegje kemi? Ky është i vetëm apo ka edhe të tjerë.

Klosi: Ka shumë

Braçe: Ka shumë, Po pse s’na i thoni? Dua të di kur janë bërë këto lehtësira fiskale. A vjen ky propozim me strategjinë e të ardhurave që ju keni miratuar dhe bërë publike, FMN është një nga argumentet që duhet vlerësuar, pyetur. Kanë ata FMN dhe Banka e Shqipërisë ndonjë opinion?

Klosi: Kush janë projektet që kanë, apo do me lejoni që t’i përgjigjem tabakut dhe Spahos. Duke ndarë të dyja kategoritë, teknike dhe politike, të gjithë këtu jemi në politikë në shërbim të qytetarëve. Status me 5 yje e kanë ato hotele që janë të ngjashme me Bashkimin Evropian apo botë, që të quhesh brand, kanë 3 të ngjashme në BE apo 7 në botë. Një investitor që lidh një marrëveshje me një brand nuk është lejuar të bëjë investime sipas dëshirës, janë hotele me 100 dhoma minimalisht, nuk është e gjithë industria, kështu e kemi ndërtuar, lokomotiva që tërheq të gjithë sektorin e turizmit, më vjen keq që e kuptoni se ku është ndryshimi, gjithë Rajoni e ka këtë.

Braçe: Le ta rrotullojmë si të duam, ky është favor fiskal dhe sa herë ka favor fiskal ka nevojë për transparencë, as duhet të shqetësohet kush as ta keqpërdorë kush që ka nevojë për transparencë, këto hotelet nuk kanë marrë favor fiskal, duhej thënë se ishte komplet opinion tjetër pikërisht për këtë gjë, duket hapur që favori fiskal që u bëmë herët se në 2029, e keni bërë juve, edhe para jush edhe pra nesh që e bëri më herët këtë gjë, favori po shkonte për këto që në fakt nuk e kanë përfituar, transparenca është që të gjithë të kuptojmë se kujt po i bëhet favori fiskal. Sektori i turizmit nuk është i mbyllur, por I lidhur me të gjitha sektorët. Versus.al

1 MUAJ ME PARE

“Ta quajnë droga hotel”, ironi mes Spaho dhe Klosit për projektligjin e tatimeve! Socialisti: Nuk tatohen brand-et

“10 vite falje taksash për hotelet me 5 yje”/ Propozimi ngjall
Klosi dhe Spaho debatojnë në komisionin e ekonomisë

Në komisionin e ekonomisë sot është diskutuar projektligji për ndryshime në ligjin e tatimit mbi të ardhurat për strukturat hoteliere që operojnë në Shqipëri me një brand ndërkombëtar.

I pranishëm për të shpjeguar qëllimet dhe lehtësirat fiskale që përfitojnë investitorët, ishte ish-ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi i cili shpjegoi se statusin e investitorit e përfitojnë ata që investojnë në bashkëpunim me një brand ndërkombëtar dhe jo ata të cilët hapin një hotel apo resort me emrin e tyre të personalizuar.

Gjatë shpjegimit pati edhe debate me deputetin e PD, Edmond Spaho i cili i konsideroi të panevojshme këto ndryshime.

Pjesë nga debati:

Blendi Klosi: Investitori që investon në një hotel investon lekët e veta biznesin e tij. Mund të investojë dhe t’i verë emrin e familjes së tij mund ta bëjë psh “Klosi apo hotel”

Spaho: Ose droga hotel

Klosi: Po mirë dakord ose droga hotel, ose foltorja hotel. Varet si e vendos. Në këto kushte nuk përfiton lehtësira dhe nuk merr statusin e hotelerisë. Ministria e Turizmit nuk ia jep statusin një hoteli që nuk ka brand, pra nuk i jep vlerësimin me yje. Vetëm hotelet që kanë brand, dhe kjo ka qenë arsyeja përse këto hotele kanë marrë brandin, por nuk marrin përfitime fiskale.

Ky status iu jepet vetëm investimeve të reja. Investitorëve së bashku me brandin. Zoti Spaho nuk kam shpikur botën, kam bërë atë që kanë bërë vendet e rajonit. Këtë përfitim nuk e marrin investitorët, lehtësirat shkojnë për brandin. Versus.al

Poll