Live Updates /

1.7 mln euro drogë drejt Greqisë, Versus.al siguron dosjen! Shefat e policisë informonin kreun e bandës, vëllain e Edmond Papës

*Versus.al ka siguruar detaje nga përgjimet që SPAK ka zbardhur në ‘SkyEcc’ mes anëtarëve të bandës kriminale që merrej me trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Greqisë, në të cilin ishin përfshirë edhe 3 shefa policie dhe një ish-polic që kandidoi edhe për kryebashkiak në zgjedhjet e vitit 2023. *Kreu i grupit rezulton të jetë Kristo Qirici, vëllai i Edmond Papës i cili u ekzekutua më 16 dhjetor të vitit 2022 në Tiranë. Në komunikimet e zbardhura tregohet sesi Qirici informohej vazhdimisht nga ish-efektivi Erdit Hazizaj për operacione të policisë dhe sesi ndihmohej nga shefat e krimeve Shkëlzen Ruska dhe Ervis Alisinanaj. Gjithashtu në kërkim është shpallur shefi i policsë kufitare të Sarandës Elvis Dervishaj i cili bënte të mundur kalimin e drogës në Greqi. *Bëhet fjalë për një sasi droge që kapte vlerën e 1.7 milionë eurove që raportohet të jetë kaluar drejt vendit fqinj. *Ndërsa në bisedat mes policëve dhe kreut të grupit flitet për tentativa të tjera të dështuara për kultivim droge me dëm qindra mijëra euro. *Sot GJKKO la në qeli efektivët e arrestuar, ndërsa personat e tjerë të përfshirë me në krye Kristo Qiricin janë ende në kërkim.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Versus.al ka siguruar detaje nga përgjimet që SPAK ka zbardhur në ‘SkyEcc’ mes anëtarëve të bandës kriminale që merrej me trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Greqisë, në të cilin ishin përfshirë edhe 3 shefa policie dhe një ish-polic që kandidoi edhe për kryebashkiak në zgjedhjet e vitit 2023. *Kreu i grupit rezulton të jetë Kristo Qirici, vëllai i Edmond Papës i cili u ekzekutua më 16 dhjetor të vitit 2022 në Tiranë. Në komunikimet e zbardhura tregohet sesi Qirici informohej vazhdimisht nga ish-efektivi Erdit Hazizaj për operacione të policisë dhe sesi ndihmohej nga shefat e krimeve Shkëlzen Ruska dhe Ervis Alisinanaj. Gjithashtu në kërkim është shpallur shefi i policsë kufitare të Sarandës Elvis Dervishaj i cili bënte të mundur kalimin e drogës në Greqi. *Bëhet fjalë për një sasi droge që kapte vlerën e 1.7 milionë eurove që raportohet të jetë kaluar drejt vendit fqinj. *Ndërsa në bisedat mes policëve dhe kreut të grupit flitet për tentativa të tjera të dështuara për kultivim droge me dëm qindra mijëra euro. *Sot GJKKO la në qeli efektivët e arrestuar, ndërsa personat e tjerë të përfshirë me në krye Kristo Qiricin janë ende në kërkim.

4 Postime
1 JAVE ME PARE

''Ke ndonjë motër**r aty brenda, ose SHIK-u 100%'', shefat e krimit informonin kreun e grupit kriminal për kontrollet e policisë

1.7 mln euro drogë drejt Greqisë, Versus.al siguron dosjen! Shefat e
I pari majtas Ervis Alisinanaj shefi i krimeve Lushnjë, Shkëlzen Ruska shefi i krimeve Himarë, Erdit Hazizaj efektiv policie deri në 2022 dhe Elvis Dervishi shefi i policisë kufitare Sarandë (në kërkim)

Versus.al ka zbardhur tjetër rast të dosjes në kuadër të të cilës ranë në pranga dz shefa krimesh të akuzuar për pjesëmarrje në grup kriminal dhe trafik droge.

Një pjesë e rëndësishme e grupit të kryesuar nga Kristo Qirici rezulton të jetë ish polici dhe ish-kandidati për kreun e bashkisë së Roskovecit, Erdit Hazizaj .

Kristo Qirici më 4 gusht të vitit 2020 i shkruan Hazizajt se ishte informuar se emri i tij dhe i dy personave të tjerë i kanë shkuar departamentit të policisë kriminale si pjesë e të dyshuarve për përfshirje në trafik droge. Kreu i grupit kriminal i tregoi se informacionin e kishte marrë nga shefi i krimeve të Lushnjës, Ervis Alisinanaj i cili i kishte kërkuar që të pastronte vendin ku ishte lënda narkotike dhe të mos linte gjurmë.

Hazizaj menjëherë bie në dyshime se një prej grupit të Qiricit po i spiunonte dhe më tej hedh dyshime të tjera se shkresa mund të ketë shkuar nga agjentët e Shërbimit Informativ Shtetëror.

Pjesë nga biseda:

Kristo Qirici: ca bere vlla, si tkam.

Erdit Hazizaj: mire vlla, verdall si capi.

Kristo Qirici: na dhan prap ktej vk të ato bimet e kan dhen te departamenti qendror cdo me then kjo, ma kan dhen me emera tan me numra familjar me cdo gje vajta e lexova vet letren. Ça bëhet kshu vlla do kemi dot nanji munci te marim vesh ku na jep se po me duket fiks njeri qe rri ktu me ne.

Erdit Hazizaj: vlla, keni ndonje moter q*r aty mes jush.

Kristo Qirici: po pra po.

Erdit Hazizaj: departamenti qendrot, ketu te policia, apo te andej nga shik

Kristo Qirici: puna esh do kemi dot nanji shanc te japim lek a ca duet aty ta mesojm, esh ktu brenda nesh a ca dreqin esh.

Erdit Hazizaj: ?

Kristo Qirici: aty na tr.

Erdit Hazizaj: vllq njk besoj e ke nga policia, mos ta kan kalu ata te shik

Kristo Qirici: nuk e di shik a ca esh po epash emra numra.

Erdit Hazizaj: se ata te policis e kapjn nepermjet komisariatkt. Kristo Qirici: Emrin tim të ‘mon’ të ‘bat’, te gjith me detaje.

Erdit Hazizaj: aty e ke vlla.

Më pas i shkruan ‘’është muhabet i SHIK-ut vlla 100%’’. Diskutimi tjetër i Kristo Qiricit është me shefin e krimeve në Himarë, Shkëlzen Ruskën i cili e udhëzon që të çojë lëndën nakrotike në pyll dhe më pas të mos takohet me njeri tjetër përgjatë gjithë ditës. Versus.al

1 JAVE ME PARE

‘’Do kisha marrë 650 mijë euro’’, vëllai i Edmond Papës i tregon efektivit tentativën e dështuar për trafik droge: Në Shqipëri s’kanë ç’më bëjnë

1.7 mln euro drogë drejt Greqisë, Versus.al siguron dosjen! Shefat e
Foto: Ish-efektivi i arrestuar Erdit Hazizaj dhe kreu i grupit i shpallur në kërkim, Kristo Qirici

Detaje të reja janë mësuar nga dosja e SPAK për 3 shefat e policisë të përfshirë në kultivimin e lëndëve narkotike dhe transportin e tyre nga Shqipëria drejt Greqisë. Kreu i grupit rezulton të jetë Kristo Qirici, vëllai i Edmond Papës i cili u ekzekutua në Tiranë më 16 dhjetor të vitit 2022.

Në një prej komunikimeve të tij me ish-efektivin Erdit Hazizaj i cili në zgjedhjet vendore të 2023-it kandidoi për bashkinë e Roskovecit, Qirici i zbulon për dy goditje që kishte pësuar në aktivitetin e tij kriminal.  Në njërën prej rasteve thotë se u detyrua të shkatërronte serën me kanabis për të cilën kishte incvestuar 250 mijë euro për ta ngritur dhe priste fitim 650 mijë eurosh dhe rasti tjetër kur ngarkesa e drogës prej 1.2 tonësh u kap në Greqi.

‘’Un kam ngren e na 2 goditje, Nji policie e nji llambe qe e prisha, Ato mir mir rriten, I henga na dy te mira una, Llamba patem ktu ne, Qia motren per nji jav i hiqnim, Na spiunuan, 250 mi euro te hedhura, Po te bëhej ishin nja 650 mi me e pakta, Plus qe ishin e tjerat fidan nejse iku, Dhe makina me 1.2 ton që na kapen në Greqi, jo këtu në Sarandë, E po shum dem nejse te pakten kemi vlak vlla, Do e provoj e sivjet tani njiher, Jo vlla e hoqem vet isha me shtet una, E hogem ne te nesermen e tre dit rrjesht u cmenden, Se dolen huq, Cep e me cep kontroll Tirana, Po zbej me gabime un ktu ne Shqipri tme han k*rin, Kam lidhjet e mija kusho ku flas vet jam ok, Nejse vk aman shendetin vlla, Flasim te perqafoj tjesh mir te fala nga shpia’’- shprehet Qirici kundrejt ish-efektivit të arrestuar Hazizaj. Versus.al

1 JAVE ME PARE

Pjesë e grupit të Edmond Papës, lihen në burg 2 shefat e krimeve dhe ish-polici që kandidoi për kryebashkiak

1.7 mln euro drogë drejt Greqisë, Versus.al siguron dosjen! Shefat e
Fotomontazh: Shkëlzen Ruska, ish-polici Erdit Hazizaj dhe Ervis Alisinanaj, ish-shefi i krimeve në Lushnjë

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për 2 shefat e krimeve dh eish-policin e arrestuar të shtunën nën akuzën e pjesëmarrjes në organizatë kriminale që merrej me trafikun e drogës.

Në burg u la shefi i krimeve në Himarë, Shkëlzen Ruska i cili akuzohet për tre vepra penale, shefi i krimeve në Lushnjë, Ervis Alisinanaj i cili akuzohet për ndikim të paligjshëm dhe ish-polici Erdit Hazizaj i cili akuzohet për pjesëmarrje në grup kriminal.

Dyshohet se efektivët ishin pjesë e grupi të Edmond Papës, trafikantit të drogës i cili u ekzekutua në 16 dhjetor të 2022-it si hakmarrje për vrasjen e Aleksandër Sadikajt në qershor të atij viti.

1.7 mln euro drogë drejt Greqisë, Versus.al siguron dosjen! Shefat e
Foto: Edmond Papa (i ekzekutuar më 16 dhjetor 2022, Aleksandër Sadikaj (u vra me tritol në qershor të 2022-it)

Të arrestuarit janë zbuluar si pasojë e zbardhjes së përgjimeve në aplikacionin “Sky Ecc” ku rezultoi se gjatë viteve 2019-2021 kishin ndihmuar grupin e Papës për trafikimin e drogës nga Shqipëria drejt Greqisë.

Në kërkim është shpallur edhe shefi i komisariatit të policisë kufitare të Sarandës, Elvis Dervishi i cili dyshohet të ketë pasur një rol kyç në këtë veprimtari kriminale.

Mes të përfshirëve, Erdit Hazizaj njihet edhe për faktin se pasi u tërhoq si polic, kandidoi për kreun e bashkisë së Roskovecit në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023. Në kërkim janë shpallur edhe dy persona që dyshohen si krerët e grupit kriminal, Kristi Qirici dhe Eldjan Allushi. Versus.al

1 JAVE ME PARE

“Kanë kapur Xhin, le ta mbajë ai i vogli”, zbardhen bisedat në SkyEcc të policëve që bashkëpunonin me kriminelët

1.7 mln euro drogë drejt Greqisë, Versus.al siguron dosjen! Shefat e

Sot pritet të mbahet seanca ndaj oficerëve të arrestuar të cilët dolën në bisedat në aplikacionin SkyEcc duke komunikuar me njerëzit të botës së krimit.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha oficeri i policisë Shkëlzen Ruska është identifikuar si përdorues i këtij aplikacioni pasi ka qenë duke komunikuar me të kërkuarin Kristo Qirici, kreu i një grupi kriminal i njohur ndryshe edhe si Jetmir Qirici (Hoxha).

Oficeri në një rast kërkon ndërhyrjen e Qiricit nëse njihte ndokënd tek spitali infektiv pasi po dërgonte me urgjencë të atin i cili ishte prekur nga covidi. Ditë më vonë pasi i ati i ndërron jetë oficeri ngushëllohet nga Qirici.

Në vazhdën e ndihmave qe oficerët kanë ofruar është ajo e këshillimit që grupi të gjente lidhje pranë Shik sepse siç shkruan në Sky Ecc një tjetër oficer policie “në 2016 dëmi për drogën kur u kultivua e bëri Shik sepse dërgonte informacione në polici dhe policia s’kishte çfarë të bënte”

Edhe shefi i policisë Elvis Dervishi që është identifikuar si përdorues i Sky flet me Qiricin dhe në biseda ata flasin për të ndërhyrë që oficeri të ngrihet në detyrë. Ndërsa ish shefi i Sarandës Eljon Alushaj komunikon po në Sky në datën 17 shtator 2020, ditë në të cilën forcat Shqiponja ndalojnë shtetasin Xhino Nebi. Ky shtetas ia lë armën kushëririt të tij mosha 15 vjeç.

“Kanë kapur Xhin le ta mbajë ai i vogli 15 vjeç e ta nxjerrin Xhin, i thamë nxirre. Kishin bërë postbllok nëntë veta të Shqiponjave tek Spitali”.

Më pas i njëjti oficer i shkruan duke e njoftuar “Doli Nojzi”.

Efektivët u zbuluan se ishin pjesë e grupeve kriminale falë zbardhjes së përgjimeve në Sky Ecc ku janë siguruar disa momente kur kanë ndërhyrë në favorizimin dhe kryerjen e veprimtarive kriminale.

Poll