Live Updates /

Anija me 2100 ton mbetje toksike rikthehet në Portin e Durrësit! Prokuroria sekuestron kontejnerët! Rrjeti i Bazelit: Përgjegjësi e qeverisë shqiptare

*Pas më shumë se tre muajsh lundrim deri në lindjen e largët ku u kthye nga Porti i Singaporit pasi Tajlanda refuzoi mbetjet kancerogjene, anija “Molive” ka mbërritur sot në portin e Durrësit nga ku u ankorua rreth 1.5 milje larg. *Teksa priste në radë për t’u ankoruar në port, Prokuroria e Durrësit ka lëshuar shkresën për sekuestrimin e 102 kontejnerëve me mbetje toksike duke urdhëruar që asnjë prej tyre të mos hapet dhe të dërgohen në një mjedis të sigurt ku të jenë të monitoruar me kamera përgjatë 24 orëve. *Në muajin gusht, prokuroria e Durrësit sekuestroi dokumente të kompanisë “Kurum” nga ku dyshohet se janë prodhuar mbetjet kancerogjene dhe më pas i janë shitur kompanisë “Sokolaj” në një marrëveshje eksporti. *Alarmi për transportin e mbetjeve toksike u ngrit nga rrjeti i Bazelit dhe për pasojë edhe zyra e Bashkimit Europian kundër mashtrimeve po heton mbi mbetjet toksike, transporti i të cilave ishte totalisht i ndaluar. *Përkundër këtyre fakteve, kryeministri Edi Rama gjatë një interpelance që pati me opozitën në Kuvend gjatë muajti shtator, tha se mbetjet nuk janë të rrezikshme për shëndetin. Kreu i Rrjetit të Bazelit, Jim Puckett tha për mediat se një ngarkesë e tillë mbetjesh toksike nuk duhet të ishte transportuar kurrë në Tajlandë. Ndërsa sipas tij zgjidhja për këtë problem është që këto mbetje toksike të transportohen në një landfill të një vendi të Evropës Perëndimore.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
5 MUAJ ME PARE

“S’duhet të ishin transportuar kurrë”, kreu i Rrjetit të Bazelit për rikthimin e mbetjeve toksike në Durrës: Ja cila është zgjidhja

Anija me 2100 ton mbetje toksike rikthehet në Portin e Durrësit!
Drejtori ekzekutiv i Rrjetit të Bazelit, Jim Puckett

Jim Puckett drejtor ekzekutiv i Rrjetit të Bazelit ka dhënë një deklaratë për mediat pas mbërritjes në anijes “Molive” në portin e Durrësit, ku prokuroria sekuestroi 102 kontejnerë me 2100 ton mbetje toksike.

Ai tha se ngarkesa me mbetje toksike nuk duhet të ishte transportuar kurrë në Tajlandë, ndërsa theksoi se monstrat e ekzaminuara tregojnë se bëhet fjalë për mbetje toksike tepër të rrezikshme që shkaktojnë edhe kancer.

“Ne jemi këtu me rastin e mbërritjes së anijes toksike m 102 kontejnerë. Presim që anija të arrijë prapa krahësve tonë dhe të ankorohet pasdite. Pritej të arrinte në mëngjes në orën 08:00 por është kërkuar të mbahet 1 kilometër larg bregut. Kemi informacion që autoritetet kanë kërkuar që anija të qëndrojë në pritje. Besojmë se vonesa është për shkak se ju të gjithë jeni këtu. Besojm se pasdite do ankorohet në këtë zonë por nuk e dimë se çfarë do ndodhë më pas. Shpresojmë që hapja e kontejnerëve të bëhet publikisht. Ka patur shumë polemika për këtë dërgesë me anije. Ne kërkojmë një analizë të plotë, pasi jemi të sigurt se këto mbetje janë toksike. Po ashtu jemi të sigurt se kjo dërgesë nuk duhet të ishte transportuar kurrë në Tajlandë. Shkuam atje në kompani dhe e pamë në vend. Morëm monstra dhe gjetëm që ka mbetje toksike të rrezikshme”- u shpreh Puckett.

Puckett u shpreh i bindur se mbetjet toksike e kanë origjinën nga metalurgjiku i Elbasanit.

“Besojmë se kjo ngarkesë vjen nga kompania në Elbasan. Niveli i mbetjeve toksike të dala nga Shqipëria është përtej niveleve të lejuara. Është ndotje për zonat e agrokulturës dhe mjedisit. Zgjidhja nuk është importimi në vende të tjera të botës, por të kërkohet zgjidhja aty ku bëhet industria”- shtoi ai.

Sipas Puckett zgjidhja përfundimtare është që këto mbetje nëse rezultojnë të jenë ashtu siç dyshohet, të dërgohen në një landfill të Evropës Perëndimore.

“Zgjidhja përfundimtar është që t’I dërgojmë në një landfill në Evropën Perëndimore dhe përgjegjësia për këtë mbetet mbi qeverinë shqiptare. Autoritetet shqiptare janë përgjegjëse për këtë. Ato duhet të merren me dëmin e shkaktuar”- deklaroi kreu i Rrjetit të Bazelit.

“Nuk kemi prova se mbetjet janë radioaktive”- përfundoi drejtori i Rrjetit të Bazelit në deklaratën e tij. Versus.al

5 MUAJ ME PARE

Mbërritja e anijes në port, prokuroria e Durrësit sekuestron 102 kontejnerët me mbetje toksike

Anija me 2100 ton mbetje toksike rikthehet në Portin e Durrësit!
Anija "Molive" me 102 kontejnerë të mbushur me mbetje toksike

Durrës- Me t’u rikthyer në portin e qytetit bregdetar, anijes “Molive” i janë sekuestruar 102 kontejnerë me mbetje të dyshuara si toksike.

Vendimi është marrë nga Prokuroria e Durrësit e cila që pas skandalit të publikuar në mediat e huaja, nisi hetimet për mbetjet toksike të cilat kompania Sokolaj i kishte blerë nga kompania “Kurum” si pjesë e një marrëveshje eksporti.

Në shkresën e prokurorisë kërkohet që kontejnerët me rreth 2100 ton mbetje të mos happen dhe të depozitohen në një vend të sigurtë ku të mos përbëjnë rrezik për sigurinë mjedisore dhe fizike.

“Të merren masa që sendet e sekuestruara të depozitohen në një vënd të sigurtë si përsa i përket sigurisë mjedisore dhe asaj fizike, nëpërmjet monitorimit të kamerave 24 orë. Sendet e sekuestrua të mbahen në gjendjen që janë pa u proceduar me hapjen e tyre”- thuhet ndër të tjera në shkresën e prokurorisë.

Anija me 2100 ton mbetje toksike rikthehet në Portin e Durrësit!
Urdhri i prokurorisë së Durrësit

Në gusht, prokuroria e Durrësit sekuestroi dokumentet e kompanisë "Kurum" ku dyshohet se u prodhuan mbetjet toksike të cilat më pas iu shitën kompanisë "Sokolaj". Anija “Molive” mbërriti mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit dhe u ankorua 1.5 milje larg. Ditën e djeshme pati protestë të organizuar nga Partia Demokratike dhe shoqëria civile në hyrje të Portit të Durrësit kundër rikthimit të mbetjeve të cilat cilësohen si kancerogjene. Sasia e mbetjeve me anijen e nisur nga porti i Durrësit në muajin korrik, u kthye nga Singapori pasi Tajlanda refuzoi pranimin e tyre. Rrezikshmëria e këtyre mbetjeve ka hapur debat të madh publik, teksa para një muaji u zhvillua një interpelancë mes PD-së dhe kryeministrit Edi Rama ku ky i fundit mohoi që mbetjet të jenë toksike dhe kancerogjene. Versus.al

5 MUAJ ME PARE

Përfundon “odiseja” e anijes “Molive”, 2100 ton mbetje toksike rikthehen në Portin e Durrësit

Anija me 2100 ton mbetje toksike rikthehet në Portin e Durrësit!
Foto nga protesta e djeshme kundër mbërritjes së mbetjeve toksike në Portin e Durrësit

Durrës- Anija “Molive” me mbi 2100 ton mbetje toksike është ankoruar mëngjesin e sotëm 1.5 milje larg portit të qytetit bregdetar.

Anija raportohet se mban 102 kontejnerë të mbushur me mbetje toksike të cilat janë rikthyer në vendin tonë pas refuzimit të tyre në Tajlandë apo shtete të tjera aziatike. Alarrmi u dha nga “Rrjeti i Aksionit të Bazelit” që i cilësoi mbetjet të rrezikshme për shëndetin dhe kërkoi që pas rikthimit në portin e Durrësit, kontejnerët të hapen publikisht.

Pluhuri i dyshuar, i njohur me siglën EAF, përmban përqindje të lartë metalesh si plumbi dhe kromi dhe mbetje të tjera kimike që shkaktojnë kancer. Ngarkesa u nis në muajin korrik nga porti shqiptar, si pjesë e një marrëveshjeje eksporti të kompanisë shqiptare ‘Sokolaj’, e cila i kishte blerë mbetjet nga kompania Kurum, prodhuese e çelikut dhe hekurit, në mjediset e ish kombinatit metalurgjik në Elbasan. Rrjeti i Bazelit dha alarmin se po bëhej tregti ndërkombëtare me mbetjet toksike që dilnin nga porti i Durrësit.

Aktualisht për këtë rast po kryhet një hetim i dyfishtë, një prej prokurorisë së Durrësit dhe tjetra nga zyra e Bashkimit Europian kundër mashtrimeve, OLAF. Ditën e djeshme, në hyrje të Portit të Durrësit u zhvillua një protestë nga partia Demokratike dhe shoqëria civile në kundërshtim të mbërritjes së këtyre mbetjeve toksike në vendin tonë.

Ndërsa gjatë një seance në Kuvend ku u zhvillia interpelancë mes opozitës dhe kryeministrit Edi Rama, ky i fundit përkundër raportimeve nga agjencitë ndërkombëtare, mohoi që mbetjet të jenë të rrezikshme për shëndetin. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: