Live Updates /

Arrestohet ish-deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja, SPAK ngre 3 akuza. Në pranga dhe Ahmet Masha

*Ish-deputeti Jurgis Çyrbja është arrestuar mesditën e sotme me udhër të Prokurorisë së Posaçme. *Arrestimi është kryer në Durrës, teksa Çyrbja ishte duke udhëtuar me makinë me shoferin e tij. * Mbi Çyrben, rëndojnë tre akuza, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” *Sipas burimeve dyshohet se ish-deputeti ishte përdorues i SKYECC dhe gjatë hetimeve janë konstatuar të dhëna vënë në dispozicion e komunikime me një grup kriminal. *Bashkë me Çyrben në pranga ka rënë dhe Ahmet Masha i njohur ndryshe si ‘Meçe’. *Masha nuk është emër i panjohur për policinë shqiptare pasi në vitin 2013 është arrestuar për kontrabandë nafte *Pas arrestimit të ish-deputetit të PS-së Jurgis Çyrbja, me urdhër të SPAK, policia dhe agjentët e BKH-së kanë kryer mbrëmjen e sotme kontrolle banesash në Shijak.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Ish-deputeti Jurgis Çyrbja është arrestuar mesditën e sotme me udhër të Prokurorisë së Posaçme. *Arrestimi është kryer në Durrës, teksa Çyrbja ishte duke udhëtuar me makinë me shoferin e tij. * Mbi Çyrben, rëndojnë tre akuza, “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” *Sipas burimeve dyshohet se ish-deputeti ishte përdorues i SKYECC dhe gjatë hetimeve janë konstatuar të dhëna vënë në dispozicion e komunikime me një grup kriminal. *Bashkë me Çyrben në pranga ka rënë dhe Ahmet Masha i njohur ndryshe si ‘Meçe’. *Masha nuk është emër i panjohur për policinë shqiptare pasi në vitin 2013 është arrestuar për kontrabandë nafte *Pas arrestimit të ish-deputetit të PS-së Jurgis Çyrbja, me urdhër të SPAK, policia dhe agjentët e BKH-së kanë kryer mbrëmjen e sotme kontrolle banesash në Shijak.

4 Postime
4 MUAJ ME PARE

Pas arrestimit të ish-deputetit të PS-së Jurgis Çyrbjas, Policia dhe agjentët e BKH kontrolle në Shijak

Arrestohet ish-deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja,  SPAK ngre 3 akuza.

Pas arrestimit të ish-deputetit të PS-së Jurgis Çyrbja, me urdhër të SPAK,  policia dhe agjentët e BKH-së kanë kryer mbrëmjen e sotme kontrolle banesash në Shijak.

Gjithashtu mësohet se Policia ka ushtruar kontrolle dhe në banesën e ish-deputetit. Nuk ka detaje se ëfarë është gjetur në banesë por sipas procedures i është sekuestruar makina dhe telefoni.

Momentalisht Çyrbja ndodhet në Drejtorinë e Policisë në Durrës dhe po sonte pritet të transferohte drejt Tiranës.

Çyrbja u arrestua bashkë me Ahmet Mashën cili ndodhej në aeroportin e Rinasit në momentin kur iu vendosën prangat.

Arrestimi i ish-deputetit u bë mbrëmjen e sotme në Shijak teksa ai po udhëtonte bashkë me shoferin e tij.

Një njoftimin e saj SPAK bëri të ditur se mbi Çyrben rëndojnë tre akuza të rënda si : “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”,  “Përkrahja e autorit të krimit”, “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.

Sipas njoftimit të SPAK, ish-deputeti nuk do të akuzohet vetëm për shpërdorim detyre, por edhe për dy akuza të tjera dhe më të rënda si 'përkrahja e autorit të krimit'  dhe shitje të sekreteve shtetërore. Gjithashtu SPAK do të japë nesër detaje për operacionin.

Çyrbja dorëzoi mandatin e deputetit më 9 tetor me arsyetimin se do të kryente një ndërhyrje shëndetësore që do t’i pamundësonte angazhimin në politikë për 3 muaj dhe dy ditë më pas SPAK njoftoi marrjen të pandehur./Versus.al

 

 

 

4 MUAJ ME PARE

EMRI/ I arrestuar për kontrabandë nafte, në pranga me Jurgis Çyrbja dhe kunati i vëllait të ish-deputetit

Arrestohet ish-deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja,  SPAK ngre 3 akuza.

I njohur ndryshe dhe si “Meçe”, Ahmet Masha është personi i dytë i arrestuar bashkë me ish-deputetin e PS-së, Jurgis Çyrben me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Masha i cili është dhe kunati i vëllait të ish-deputetit nuk është emër i panjohur për policinë shqiptare pasi në vitin 2013 është arrestuar për kontrabandë nafte në saj të një operacioni të koduar “Dallga”,  ku u sekuestruan gjithashtu 3 anije peshkimi, 11 automjete, 3 mije litra nafte dhe 110 arka me vere. 

Ahmet Masha, atëkohë 30 vjeç, sipas dosjes hetimore, kryente kontrabandën e naftës me anijen në pronësi të babait të tij, “Rovato”.

Arrestimi i ish-deputetit, Jurgis Çyrbja u bë mbrëmjen e sotme në Durrës teksa ai po udhëtonte bashkë me shoferin e tij. Një njoftimin e saj SPAK bëri të ditur se mbi Çyrben rëndojnë tre akuza të rënda si : “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”,  “Përkrahja e autorit të krimit”, “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”. / Versus.al

4 MUAJ ME PARE

SPAK zbulon zyrtarisht akuzat ndaj Çyrbjas: Ka shitur sekretet shtetërore

Arrestohet ish-deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja,  SPAK ngre 3 akuza.

Prokuroria e Posaçme ka reaguar pas arrestimit të ish-deputetit të Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja i cili është arrestuar mbrëmjen e sotme teksa po udhëtonte me shoferin e tij. 

Sipas njoftimit të SPAK, ish-deputeti nuk do të akuzohet vetëm për shpërdorim detyre, por edhe për dy akuza të tjera dhe më të rënda si 'përkrahja e autorit të krimit'  dhe shitje të sekreteve shtetërore. Sipas burimeve të Versus.al, dyshohet se Çyrbja është i përfshirë dhe në komunikimet e SKY ECC, dhe gjatë hetimeve janë konstatuar të dhëna vënë në dispozicion e komunikime me një grup kriminal.

Reagimi i SPAK

Nisur nga interesi i madh i mediave ju komunikojmë se Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot masen e sigurimit arrest ne burg të caktuar nga Gjykata e Posacme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ndaj shtetasit Jurgis Cyrbja, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit” parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal. Nesër do të ketë një njoftim për shtyp me më shumë detaje./Versus.al

4 MUAJ ME PARE

U mor i pandehur nga SPAK, arrestohet ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja

Arrestohet ish-deputeti i PS-së Jurgis Çyrbja,  SPAK ngre 3 akuza.

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja është arrestuar këtë të diel me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bashkë me një person tjetër.

Arrestimi është kryer në Shijak, teksa Çyrbja ishte duke udhëtuar me makinë me shoferin e tij.

Çyrbja dorëzoi mandatin e deputetit më 9 tetor me arsyetimin se do të kryente një ndërhyrje shëndetësore që do t’i pamundësonte angazhimin në politikë për 3 muaj dhe dy ditë më pas SPAK njoftoi marrjen të pandehur.

Çyrbaj akuzohet për shpërdorim detyre në kohën kur ai mbante postin e drejtorit të hipotekës së Durrrësit.

Ishte deputeti demokrat Edi Paloka që bëri kallzim në SPAK në 2021 ku e akuzonte ish-deputetin për shpërdorim detyre pasi kishte firmosur brenda të njëjtës ditë dy praktikave për të njëjtën pronë, por në dy emra të ndryshëm duke realizuar kështu mbivendosje prone.  

Njësoj në kallëzim pretendohej nga Paloka se javët e fundit të fushatës zgjedhore të 2021-it, Çyrbja ka qenë i pranishëm në Kadastrën e Durrësit duke shpërndarë legalizime edhe kur nuk ishte më drejtor hipoteke me qëllim ndikimin në vullnetin e zgjedhësve./Versus.al

 

 

 

 

Poll