Live Updates /

Dekonspironte aksionet e policisë dhe strehoi kreun e grupit ‘Hajri’, lihet në burg ish-deputeti i PS Jurgis Çyrbja

*Gjykata e Posaçme ka lënë sot në fuqi masën e arrestit ndaj ish-deputetit Jurgis Çyrbja të arrestuar mbrëmjen e 20 tetorit me urdhër të SPAK. Çyrbja heshti para gjyqtarëve, ndërsa fillimisht seanca u shty për t’u dhënë kohë avokatëve të ish-deputetit që të njiheshin me aktet hetimore dhe akuzat që rëndojnë ndaj tij. *Me rinisjen e seancës, avokatët e Çyrbjas pretenduan se klienti i tyre nuk ka përdorur asnjëherë aplikacionin e “Sky Ecc” edhe pse sipas dosjes hetimore të SPAK, emri i ish-deputetit përmendet në komunikimet mes “kokave” të krimit të cilët diskutojnë për ta futur në listat e kandidatëve për ligjvënës të PS. *E njëjta masë arresti është lënë në fuqi edhe për Ahmet Mashën, kunatin e vëllait të Çyrbjas që u arrestua në aerportin e Rinasit të njëjtën mbrëmje. Ndaj tij rëndon akuza e bashkëpunimit me Çyrbjan në dekonsporimin e operacioneve të policisë, pasi dyshohet se Masha informohej nga ish-deputeti për aksionet e policisë dhe më pas i përcillte ato tek anëtarë të krimit të organizuar në qytetin bregdetar në mënyrë që këta të fundit të mos binin në pranga. *Një vepër e rëndë penale për të cilën akuzohet socialisti Çyrbja është strehimi në banesën e tij i Altin Hajrit, kreut të grupit kriminal “Hajri” në Shijak i cili ishte shpallur në kërkim prej 2020-ës për vrasjen dhe zhdukjen e Jan Prengës. Më pas Hajri ka ndërhyrë në fushatën zgjedhore të 2021-it për të siguruar vota për Jurgis Çyrbjan.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

3 Postime
4 MUAJ ME PARE

Ndihmonte grupet kriminale në Durrës, ish-deputeti i PS ‘kyç gojën’ në GJKKO! Pretendimet për Sky Ecc

Dekonspironte aksionet e policisë dhe strehoi kreun e grupit

Ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja ka heshtur ditën e sotme kur ka dalë para trupës së gjyqtarëve në GJKKO për konfirmimin e masës së arrestit me burg nën akuzë për 3 vepra të rënda penale. 

Seanca u shty për rreth një orë për t’u dhënë kohë avokatëve të njiheshin me aktet hetimore, ndërsa pas rinisjes, këta të fundit kanë pretenduar se klienti i tyre, ish-deputeti Çyrbja, nuk ka përdorur aplikacionin “Sky Ecc”.

Në njërën prej akuzave të SPAK për Çyrbjan thuhet se Altin Hajri, kreu i grupit kriminal “Hajri” shfaqet duke komunikuar në Sky Ecc me anëtarë të tjerë të botës së krimit me të cilët diskuton për sigurimin e votave për kandidaturën e Jurgis Çyrbjas si deputet në listën e PS për qarkun e Durrësit. Gjithashtu Çyrbja akuzohet se në 7 raste të ndryshme ka informuar anëtarë të grupeve krimnale në Durrës për aksione për kapjen e tyre. Versus.al

4 MUAJ ME PARE

Strehoi kreun e grupit ‘Hajri’ në banesë dhe u bë deputet i PS me ndikimin e tij, shtyhet seanca në GJKKO për Çyrbjan

Dekonspironte aksionet e policisë dhe strehoi kreun e grupit
Momenti kur Jurgis Çyrbja mbërrin në GJKKO

Mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Posaçme, është shtyrë seanca për konfirmimin e masës së arrestit ndaj ish-deputetit të PS, Jurgis Çyrbjas dhe Ahmet Mashës, kunatit të vëllait të tij.

Gjyqtari Ejon Bani vendosi shtyrjen e seancës pasi avokatët e 2 të arrestuarve kërkuan kohë që të njihen me aktet hetimore. 

Ish-deputeti socialist u arrestua mbrëmjen e së dielës në qytetin e Durrësit teksa ndodhej në makinë me shoferin e tij. Në dosjen e SPAK, thuhej se ndaj Çyrbjas rëndojnë akuza për tre vepra të rënda penale siç janë “tregtimi i sekretit shtetëror, përkrahja e autorëve të krimit dhe korrupsion aktiv në zgjedhjet parlamentare të 2021-it.

Sipas hetimeve, në 7 raste të ndryshme, Çyrbja ka dekonspiruar operacione ndaj “kokave” të krimit të organizuar në Durrës duke i lajmëruar sapo merrte informacion. Ndërsa SPAK po heton për kapjen edhe të zyrtarëve të tjerë të përfshirë në këtë skemë kriminale të cilët kanë bashkëpunuar me ish-deputetin e PS.

Ndër të tjera, Çyrbja ka strehuar në banesën e tij Altin Hajrin, kreun e grupit kriminal “Hajri” të Shijakut gjatë kohës që ky i fundit u shpall në kërkim nga policia për vrasjen dhe zhdukjen e Jan Prengës, ngjarje e ndodhur në janar të 2020-ës.  Gjithashtu në dosje thuhet se Altin Hajri ka ndikuar që Jurgis Çyrbja të renditej i treti në listën e kandidatëve për deputetë të PS dhe ka ushtruar ndikimin e tij në zona elektorale duke blerë vota për Jurgis Çyrbjan.

Jurgis Çyrbja dyshohet se ka përdorur Ahmet Mashën për të shpërndarë para për të blerë vota në zgjedhjet parlamentare të 2021-it. Ndërsa po ashtu, Ahmet Masha rezulton të jetë edhe bashkëpunëtor i Çyrbjas në dekonspirimin e operacioneve pasi u ka shpërndarë informacion kriminelëve në Durrës sapo është vënë në dijeni lidhur me aksionet për kapjen e tyre. Versus.al

4 MUAJ ME PARE

VIDEO/ “Kokën ulur e prangat në duar”, policia nxjerr pamjet e arrestimit të ish-deputetit të PS, Jurgis Çyrbja

Dekonspironte aksionet e policisë dhe strehoi kreun e grupit

Ky është momenti i arrestimit të ish-deputetit të PS Jurgis Çyrbja. Çyrbja shfaqet me pranga në duar dhe kokën e ulur, teksa shoqërohet nga dy efektivë të policisë.

Nga hetimet e kryera nga SPAK, ka rezultuar se Çyrbja ka komunikuar përmes aplikacionit të enkriptuar “Sky ECC” me persona të shpallur në kërkim informacion rreth përmbajtjes së dokumenteve dhe akteve që sipas ligjit përbëjnë sekret shtetëror.

Poll