Live Updates /

“Deputetët në listat e hapura për 11 majin, unë mbase s’kandidoj”, Rama thumbon drejtuesin e fushatës së PD: Turist amerikan

*Kryeministri Edi Rama mblodhi sot grupin parlamentar të PS për të folur lidhur me zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat i cilësoi “të pazakonta dhe më të rëndësishme se ato të mëparshmet”. *Rama u përqendrua tek rrugëtimi i vendit drejt BE duke e konsideruar si të domosdoshme mandatimin e PS për qenë sërish në qeveri. Ndërsa nuk ngurroi të ironizonte PD-në dhe drejtuesin e fushatës së saj elektorale, Christopher Lacivita-n të cilin e quajti “turist amerikan”. *Sa i takon listave të kandidatëve për deputetë të PS, Rama bëri të qartë se ata me një mandat do të jenë në listat e hapura, ndërsa drejtuesit politikë në listat e mbyllura. *Por la paqartësi pasi deklaroi se nuk ishte i sigurt nëse do të kandidojë vetë si deputet në zgjedhje.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Kryeministri Edi Rama mblodhi sot grupin parlamentar të PS për të folur lidhur me zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat i cilësoi “të pazakonta dhe më të rëndësishme se ato të mëparshmet”. *Rama u përqendrua tek rrugëtimi i vendit drejt BE duke e konsideruar si të domosdoshme mandatimin e PS për qenë sërish në qeveri. Ndërsa nuk ngurroi të ironizonte PD-në dhe drejtuesin e fushatës së saj elektorale, Christopher Lacivita-n të cilin e quajti “turist amerikan”. *Sa i takon listave të kandidatëve për deputetë të PS, Rama bëri të qartë se ata me një mandat do të jenë në listat e hapura, ndërsa drejtuesit politikë në listat e mbyllura. *Por la paqartësi pasi deklaroi se nuk ishte i sigurt nëse do të kandidojë vetë si deputet në zgjedhje.

3 Postime
1 DITE ME PARE

“Mund të mos jem fare si kandidat”, Rama për listat e deputetëve: Drejtuesit politikë në listën e mbyllur

“Deputetët në listat e hapura për 11 majin, unë mbase

Ndërkohë që foli për listat e kandidatëve për deputetë, kryeministri Edi Rama bëri me dije se të gjithë ata të cilët kanë marrë më parë një mandat deputeti ose kanë më shumë eksperiencë, do të jenë në listat e hapura.

Duke përjashtuar drejtuesit politikë të qarqeve, Rama tha se në terren duhet të jenë kandidatët me më së shumti eksperiencë. Ndërsa theksoi domosdoshmërinë që drejtuesit politikë të jenë në listat e mbyllura me argumentin se në rast të kundërt, do krijohej garë e pabarabartë.

“Ajo që dua të ndaj me ju, është e para cilido prej jush që nuk pranon të jetë në listën e hapur duhet t’ja bëjë më dije drejtuesit politik. Parimi themelor i listës së re, do jetë asnjë deputet në gjininë mashkullore që ka marrë qoftë edhe 1 mandat nga PS, nuk do jetë në listën e mbyllur. Është e drejta e kujtdo që për arsye të ndryshme nuk dëshiron të jetë në listën e hapur, që ta thotë, por duhet ta thotë përpara që të mos jetë në listë.

Sepse luftën duhet ta bëjnë ata që kanë më shumë eksperiencë dhe kanë marrë më shumë nga votuesit dhe PS. Në listën e hapur do ketë edhe plot të rinj dhe të reja. E dyta, diskutimi ka qenë, unë e kam shprehur dhe kam thënë se drejtuesit politikë do jenë në listën e hapur. Por kjo do çorodiste gjithë procesin sepse nuk do lejonte asnjë barazi shansesh në garë dhe nga ana tjetër, nuk do të garantonte asnjë lloj drejtimi të vërtetë politik të garës. Pasi drejtuesit politik do ishin të fokusuar për të marrë vota për vete dhe me një status të veçantë do krijonin pabarazi dhe do çorientohej gjithë skuadra”- u shpreh kryeministri.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë tha se ishte në mëdyshje nëse ai vetë do të jetë në listat e kandidatëve për deputetë.

“Me thënë të drejtën as nuk e kam pasur as nuk e kam shumë idenë se pse unë duhet të jem në parlament si deputet përsa kohë kam këtë detyrë. Nga ana tjetër do ishte hyrje në hak të të tjerëve që të vendosej emri im dhe të çorientohen njerëzit. Kështu që kush është në listën e hapur duhet të jetë në një garë shumë të barabartë. Ndërkohë që vendimin për veten time nuk e kam akoma të marrë plotësisht, se mund të mos jem fare në listë”- deklaroi Rama. Versus.al

 

1 DITE ME PARE

“S’ka makiazh trampist që ju mbulon”, Rama ironizon drejtuesin e fushatës së PD, Chris Lacivita

“Deputetët në listat e hapura për 11 majin, unë mbase
Lacivita dhe Rama

Kryeministri Edi Rama u përqendrua sërish në Reformën në Drejtësi duke deklaruar se PS është e vetmja garante për vazhdimësinë e institucioneve të reja të drejtësisë.

Në këtë mënyrë, ai ironizoi edhe deklaratat e Berishës, ndërsa thumboi Chris Lacivita-n, drejtuesin amerikan të fushatës elektorale të PD.

“Ne jemi garancia për Reformën në Drejtësi. Të tjerët janë përbetuar se do shkrijnë Reformën në drejtësi dhe do neutralizojnë SPAK-un. Hallet e tyre me drejtësinë janë më të mëdha sesa lidhja e tyre me interesin kombëtar. Nuk ka turist që vjen me kushedi çfarë page nga Amerika për të  bërë një makjazh trampist së atyre forcave që dyshon këtë thelb. Ky është thelbi i ndarjes si dita me natën mes nesh dhe kënetës që ndan nëse shqiptarët do të mbeten si ndonjë shtet tjetër këtu në rajon që e ka të ardhmen e paqartë. Ne nuk jemi Bosnje Hercegovina, por na duhet që shqiptarët të na japin mandatin më të fortë që kemi pasur këto vite”- u shpreh Rama.

Ndërsa theksoi se pas anëtarësimit në BE, Reforma në Drejtësi nuk do të ishte më e kërcënuar.

“Në momentin që ulemi në BE, nuk ka më shans asnjë pushtet të thotë se do shkrijë Reformën në Drejtësi”- shtoi kryeministri. Versus.al

 

1 DITE ME PARE

“Zgjedhjet e 11 majit të pazakonta”, Rama: Kur erdhëm në pushtet, nuk ishim as kandidatë për BE

“Deputetët në listat e hapura për 11 majin, unë mbase

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një mbledhje me grupin parlamentar të Partisë Socialiste në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit të cilat i konsideroi “të pazakonta”.

Ai tha se rezultati i zgjedhjeve të ardhshme nuk ka të bëjë vetëm me PS-në, por edhe me të ardhmen evropiane të vendit. Duke e bazuar retorikën në anëtarësimin e vendit në BE, Rama tha se asnjëherë pozitat nuk kanë qenë më të favorshme se aktualisht.

Sipas tij, kur PS erdhi në pushtet, Shqipëria nuk shihej as si vend kandidat për t’u anëtarësuar në BE, ndërsa tashmë përparimi është shumë i madh.

“Zgjedhjet e 11 majit nuk janë aspak të zakonshme dhe rezultati do jetë më shumë se rezultat i partive politike dhe në rastin tonë është më shumë sesa thjesht fitore e PS. Rëndësia e fitores së zgjedhjeve dhe vetë rezultati i zgjedhjeve kanë peshë në të ardhmen e vendit shumë më të madhe se ç’kanë pasur në zgjedhjet e mëparshme.

Për herë të parë që prej se unë jam në krye të PS është hapur një dritare që nuk ka qenë e hapur si sot në marrëdhëniet e Shqipërisë me BE. Dëshira jonë për t’u bërë pjesë e BE përputhet me dëshirën dhe ambiciet e BE për të përfshirë Shqipërinë në familjen e vetë. E kanë thënë gjithmonë që e ardhmja juaj është në BE, por asnjëherë yjet nuk janë përputhur si sot. Asnjëherë konteksti gjeopolitik nuk ka qenë asnjëherë më i favorshëm se sot për ne.

Kjo është dritare e hapur në këtë kontekst që edhe mund të ndryshojë. Kini parasysh që kemi dakordësuar me BE një kalendar negociatash të paprecedentë në historinë e integrimit. Shpejtësia me të cilën kemi përparuar në këtë rrugë është e paprecedentë dhe kjo jo vetëm për meritën tonë, por sepse vullneti i BE është i paprecedentë. Kur kemi ardhur ne në këtë zyrë kemi qenë vrima e fundit e kavallit. As për kandidatë nuk na shikonin”- u shpreh Rama para deputetëve dhe ministrave. Versus.al

Poll