Live Updates /

Dëshmitë/ Dumani rrëfehet në GJKKO: Suel Çela më dërgoi foto në ‘MATRIX’, njerëzit e Martinajt më ndihmuan për vr*sjen e vëllait të Talos

*Në Gjykatën e Posaçme është mbajtur sot seanca e radhës ku i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka rrëfyer lidhur me ngjarje ku është përfshirë dhe krime që u zbardhën në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”. *Dumani tregoi sesi ishte kryer nga mik në armik me të shumëkërkuarin Talo Çela dhe sesi më pas së bashku me Erion Albejn ishte takuar për të bërë listën e personave që do të vrisnin. *Mes të tjerash, rrëfeu edhe të dhëna mbi aplikacionin “MATRIX” që është zbërthyer së fundmi nga autoritetet e huaja dhe pritet që të dalin detaje edhe për krimin shqiptar. Ai tregoi sesi Suel Çela i kishte dërguar një foto të dosjes hetimore ku zbulonte një prej anëtarëve të grupit të Çopjave në Elbasan. *Në vazhdim rrëfeu edhe sesi e kreu vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Bujar Çelës duke treguar se e kishte bërë për hakmarrje, pa marrë në këmbim lekë. Të përfshirë në këtë ngjarje sipas tij janë edhe njerëz të Ervis Martinajt të cilët i siguruan një prej makinave që u përdor në krim.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Në Gjykatën e Posaçme është mbajtur sot seanca e radhës ku i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka rrëfyer lidhur me ngjarje ku është përfshirë dhe krime që u zbardhën në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”. *Dumani tregoi sesi ishte kryer nga mik në armik me të shumëkërkuarin Talo Çela dhe sesi më pas së bashku me Erion Albejn ishte takuar për të bërë listën e personave që do të vrisnin. *Mes të tjerash, rrëfeu edhe të dhëna mbi aplikacionin “MATRIX” që është zbërthyer së fundmi nga autoritetet e huaja dhe pritet që të dalin detaje edhe për krimin shqiptar. Ai tregoi sesi Suel Çela i kishte dërguar një foto të dosjes hetimore ku zbulonte një prej anëtarëve të grupit të Çopjave në Elbasan. *Në vazhdim rrëfeu edhe sesi e kreu vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Bujar Çelës duke treguar se e kishte bërë për hakmarrje, pa marrë në këmbim lekë. Të përfshirë në këtë ngjarje sipas tij janë edhe njerëz të Ervis Martinajt të cilët i siguruan një prej makinave që u përdor në krim.

4 Postime
2 JAVE ME PARE

"Nuredin Dumani takoi 2 deputetë dhe 2 biznesmenë në lokal", Diva: I dhanë çantë me lekë për të vrarë Talo Çelën

Dëshmitë/ Dumani rrëfehet në GJKKO: Suel Çela më
Enver Diva dhe Nuredin Dumani

Enver Diva, një prej të arrestuarve për vrasjen e vëllezërve Viktor dhe Besmir Haxhia në Durrës ka dhënë një deklaratë të fortë në sallën e gjyqit në GJKKO ku po ballafaqohet me të penduarin e drejtësisë Nuredin Dumani.

Diva pretendoi se ka parë Dumanin të takohet me 2 biznesmenë dhe 2 deputetë të cilët i dhanë foton e Talo Çelës për ta ekzekutuar dhe një çantë me lekë.

“Nuredin Dumani takoi 2 biznesmenë dhe 2 deputetë në një lokal, i dhanë foton e Talo Çelës dhe një çantë me lekë dhe i thanë e duam te vrarë, pse nuk i tregon ky këto”- tha Diva.

Nga ana tjetër Dumani, e mohoi kategorikisht një gjë të tillë.

“Nuk është e vërtetë kjo gjë”- u shpreh ai në seancë gjyqësore ku po ballafaqohet me të arrestuarit e operacionit “Plumbi i Artë” të zhvilluar në maj të 2022-it. Versus.al

2 JAVE ME PARE

Vrasja e vëllait të Talo Çelës/ “S’mora lekë, e bëra për hakmarrje”, Dumani rrëfen bashkëpunimin me njerëzit e Martinajt

Dëshmitë/ Dumani rrëfehet në GJKKO: Suel Çela më
Fotomontazh: Nuredin Dumani, Ervis Martinaj

Teksa rrëfeu detaje mbi planifikimin e vrasjes së Bujar Çelës, vëllait të të shumëkërkuarit Suel Çela, Nuredin Dumani rrëfeu bashkëpunimin me njerëzit e biznesmenit të zhdukur Ervis Martinaj, po ashtu i shpallur në kërkim nga SPAK për operacionin “Plumbi i Artë”.

Dumani rrëfeu në sallën e gjyqit se një prej makinave tip “Renault” që u përdor për vrasjen e Bujar Çelës më 17 shtator 2020, u mor nga njerëzit e Ervis Martinajt.

I penduari i drejtësisë tregoi se mjeti ishte planifikuar të përdorej për të vrarë Preng Gjinin, por meqë nuk u realizua, u përdor për vrasjen e Bujar Çelës.

“Një nga makinat qe u perdor ne vrasjen e Bujar Çelës, një renault, u mor tek njerzit e Vis Martinit. Ky mjet madje ishte planifikuar për t’u perdorur në vrasjen e Preng Gjinit por ngaqë nuk u realizua, u përdor ne këtë vrasje”- tha Dumani.

Dëshmitë/ Dumani rrëfehet në GJKKO: Suel Çela më
Viktima Bujar Çela dhe vëllai i tij, i shumëkërkuari Talo Çela

Duke qenë se vrasja e Bujar Çelës u krye për hakmarrje, Dumani foli gjithashtu edhe për faktin sesi e kishte paralajmëruar të shumëkërkuarin Talo Çela të cilit i kishte kërkuar të takoheshin.

“Talo Çelës ja kam then ne sky hajde takohemi sqarohemi, se un do t’i vras të gjithë. Ka audio voice ne sky ecc ku ai më ka kthyer pergjigje edhe nga celulari Elio Bitrit, se kishte probleme me te shkuajturën shpejt.  Talo Çela kishte urdhëruar Altin Ndocin të vriste vëllain tim. Unë për vrasjen e vllait te Talos nuk mora asnje lekë sepse u përfshiva per hakmmarje pasi u vra Klevis Kapllani, leket për vrasjen e Bujar Çelës i kanë sjellë të nesërmen në Vorë me një makine, pagoi Erjon Alibej”- shtoi vrasësi me pagesë.

Ndërsa duke iu përgjigjur pyetjes së bërë nga avokatët për bisedat me Enver Divën, një tjetër të arrestuar, Dumani tha se bëhej fjalë për vrasje me pagesë, por nuk përfshiheshin politikanë.  Mes “pin”-eve që kishte përdorur Dumani në aplikacionin “Sky Ecc”, përmendi “Covid 19” “alkatraz”, “totorina”. Versus.al

2 JAVE ME PARE

“Ma dërgoi Suel Çela me foto në MATRIX”, Dumani përplaset me Hoxhën në gjyq për grupin e Çopjave

Dëshmitë/ Dumani rrëfehet në GJKKO: Suel Çela më
Fotomontazh: Suel Çela, në sfond Nuredin Dumani dhe aplikacioni "Matrix"

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani ka folur edhe për aplikacionin tjetër të krimit “Matrix’ që pritet të zbërthehet nga organet e drejtësisë.

Ai zbuloi gjatë dëshmisë në GJKKO se i shumëkërkuari Suel Çela kishte komunikuar me të në aplikacionin e fshehtë ku i kishte dërguar foto të një dosje hetimore në të cilën tregohej se i arrestuari Xhulian Hoxha punonte për grupin e Çapjave në Elbasan.

“Suel Çela me çoi ne aplikacionin “MATRIX” me foto nje procesverbal te nje dosje hetimore, ku xhuljan hoxha dilte lidhje e grupit Çapja. Do ta shikoni kur te hapet MATRIX-si. Unë kam pasur sky ecc edhe matrix, dolen pastaj edhe “BQ”, un i kam dhen prokurorise gjithe pinet dhe pseudonimet e mia”- deklaroi Dumani.

Ky rrëfim i tij solli përplasje në sallën e gjyqit me Xhuliano Hoxhën i cili i kërkoi llogari për deklaratat e bëra.

Pjesë nga debati:

Xhuljan Hoxha: Dumani ka deklaruar që unë i kam shërbyer grupit kriminal Çapja, kujt personi i kam shërbyer?

Nuredin Dumani: Emër nuk di. Kam folur me Suel Çelën në 2022, dhe ai kishte komplet dosjen. Dhe une e di nga Sueli këtë. Ndërsa ne fillim ma ka thënë Erion Alibej që ti i ke shërbyer Çapjave. Unë vetë nuk të kam parë dhe nuk e di i ke shërbyer Çapjave apo jo.

Xhuljan Hoxha: A më ka parë mua Dumani ndonjëherë të marr lekë unë nga Erion Alibej? Versus.al

2 JAVE ME PARE

“Bëmë listën se kë do vr*snim”, Nuredin Dumani: Pas takimit me Erion Alibejn ndryshoi gjithçka

Dëshmitë/ Dumani rrëfehet në GJKKO: Suel Çela më
Fotomontazh: Nuredin Dumani (në të majtë), Talo Çela (në mes) dhe Erion Alibej (djathtas)

Vrasësi me pagesë Nuredin Dumani i cili tashmë është kthyer në të penduar të drejtësisë ka vijuar edhe sot me dëshminë e tij gjatë seancës që zhvillohet në GJKKO ku janë të pranishëm edhe personazhe të tjerë që inkriminohen nga dëshmitë e tij.

Ai rrëfeu sërish njohjen me të shumëkërkuarin Talo Çela, ndërsa tha se pas 2019-ës prishi marrëdhëniet me të. Sa i takon marrëdhënies me Erjon Alibejn, Dumani u shpreh se së bashku me të kishin planifikuar listën me persona që duheshin eleminuar duke nisur nga Talo Çela dhe deri tek vëllezërit Çopja.

Pjesë nga dëshmia e Dumanit në seancën e GJKKO:

Talo Çelën e kam njohur ne vitin 2009 ose 2010 nga ilirjan feci. Kam qendruar tek shtepia e talos dhe ai tek shtepia ime. Kam njohur dy vellezer te Talos. Deri ne 2019 kam patur maredhenie te mira me Talo Celen. Kam patur kontakte edhe ne vellain e tij, Bujar Celen, ne shtepi e kam takuar vetem ne 2013 me pas ne nje lokal. Bujari i sherbente Talos, bente takim ne emer të tij e ndihmonte për çdo gjë.

Elio Bitri me ka njohur me Erion Alibejn. Jam vënë në dijeni që Erjon Alibej kerkonte te me takonte. Dhe elio me tha qe Erion Alibej ka rene ne gjurmet tuaja qe vella im ka qelluar ne drejtim te vellait te erjon alibejt dhe familjes se tij.

Në shtepinë e Eljo Bitrit jam takuar me Arjan spahiun, njeri i aferm i Erjon Alibejt per te sqaruar qe nuk isha une personi qe ka qelluar ne drejtim te vellait te tij dhe familjareve. Kur kam takuar Erjon alibejn nuk shkuan per te bere pazare per vrasje. Une shkova te takoja Erion Alibejn per te negociuar per te vrare Talo Çelën dhe Altin ndocin, nuk doja ti vrisja keta me doren time. Doja ti vriste Erjoni me njerezit e tij. Pas takimit me Erjonin ndryshoi gjithçka dhe vendosëm që të dy që të eleminonim kundërshtarët.

Në takimin e pare qe bera me erjon alibejn per me shume se 2-3 ore hartuam nje liste per personat që do të eleminonim. Pasi kishte marrë vesh që Talo Çela donte të na vriste, së bashku me Erjonin vendosëm ta godisnim nga Durrësi.

Kisha informacion qe Dorian Shkoza me vezhgonte per te me vrare. Do fillonim ekzekutimet nga durresi pastaj ne Elbasan. Vellezerit Çopja ishin ne Elbasan dhe altin ndoci ishte ne Tirane, prandaj vendosem te nisnim nga Durrësi.

Mes të tjerash ai rrëfeu edhe për vrasjet e Emiliano Ramazanit dhe Rigers Runajt.

Avokati Hasa: Keni treguar dhe për vrasjet e Emiliano Ramazanit dhe Rigers Runajt? Kur e vendosët?

Dumani: Ishte verë 2020. Ishin shumë emra për tu vrarë në Elbasan. Nuk kishim radhë, por kush të dilte para do eleminohej. Emiliano Ramazani u bë i pari. Në Elbasan unë informacion merrja vecc nga Elio Bitri. Emiliano Ramazani shkonte në një palestër në Elbasan. Kishim informacion të brendshëm nga aty. Alibejt i vinin foto herë pas here edhe për Bujar Celën dhe Emiliano Ramazanin.

Seanca e sotme për dosjen "Plumbi i Artë" që goditi emra të njohur të botës së krimit, është vazhdimësi e seancave të mëparshme në GJKKO ku Dumani ka rrëfyer detaje për përfshirjen e tij në krime të shumta dhe për ngjarje për të cilat ka pasur dijeni. Versus.al

Poll