Live Updates /

Dhjetëra studentë të Akademisë së Sigurisë helmohen dhe shkojnë në spital! Pranga kuzhinierit dhe teknolokut të ‘Sori AL’’, në kërkim pronarja

*56 studentë të Akademisë së Sigurisë përfunduan në spital pas konsumit të vaktit të drekës. *Dyshohet se studentët u helmuan nga ushqimi që shërbehej me katering nga kompania ''Sori AL''. *Në pranga kanë teknologu i kompanisë dhe kuzhinieri, ndërsa u shpall në kërkim administratorja Alma Tafani. *Kompania e kësaj të fundit kishte kontratë 3 vjeçare me Akademinë e Sigurisë për shërbimin katering. Autoritetet po hetojnë rastin e rëndë, ndërsa edhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit reagoi duke thënë se po bënte verifikimet përkatëse.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

2 Postime
1 ORE ME PARE

Helmimi i 56 studentëve të policisë, kush është pronarja e ''Sori AL'' e shpallur në kërkim?

Dhjetëra studentë të Akademisë së Sigurisë
Alma Tafani, administratore e ''Sori AL''

Pas skandalit të regjistruar në akademinë e Sigurisë ku u helmuan dhjetëra studentë, detaje të reja janë mësuar lidhur me personat e arrestuar dhe të shpallur në kërkim të kompanisë ‘’Sori AL’’.

Administratorja e shpallur në kërkim është Alma Tafani. Sipas të dhënave të publikuara në OpenCorporates dhe të regjistruara pranë QKB-së, kompania “Sori-Al” ushtron aktivitet në fushën e shërbimit të ushqimeve të gatshme, menaxhimit të mensave, restoranteve dhe fast-food-eve, si edhe në tregtimin dhe import-eksportin e produkteve ushqimore.

Dhjetëra studentë të Akademisë së Sigurisë

Sipas detajeve të reja, plot 56 studentë të policisë janë paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Pasi konsumuan drekën ata shfaqën simptoma të forta helmimi, mes tyre të vjella, dhimbje të forta barku dhe komplikacione të tjera shëndetësore. Menjëherë pas përkeqësimit të gjendjes, ata janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore. Versus.al

2 ORE ME PARE

Skandal në Akademinë e Sigurisë, helmohen 40 studentë! Pranga kuzhinierit të kompanisë 'Sori-Al'

Dhjetëra studentë të Akademisë së Sigurisë

Një skandal është raportuar ditën e sotme në Akademinë e Sigurisë së Policisë. 40 studentë të Akademisë janë helmuar nga ushqimi.

Pas konsumit të drekës brenda ambienteve të Akademisë, studentët kanë shfaqur komplikacione shëndetësore dhe janë nisur drejt spitalit menjëherë për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor.

Akademia e Sigurisë ka një kontratë me kompaninë private Sori-Al që ofron shërbimin katering për 3 vaktet për studentët, nga e cila dyshohet që ata të jenë helmuar. Lidhur me rastin skandaloz janë arrestuar 2 persona, teknologu dhe kuzhinieri i kompanisë së kateringut që shpërndante ushqimin për studentët. Në kërkim është shpallur administratorja e kompanisë. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit. Versus.al

Poll