Live Updates /

Të qeshur pas vrasjes... Del FOTO-ja e bashkëpunëtorëve Esmerald Balla e Edison Brahaj pas krimit

*Durrësi dhe gjithë Shqipëria u trondit sërish ditën e djeshme pas zbardhjes së një tjetër skeme makabër të krimit në familje në Shënavlash ku u zbulua se djali 30 vjeçar Esmerald Balla kishte vrarë të atin dhe më pas e kishte hedhur në pus. *Në pranga për ngjarjen ka rënë edhe bashkëpunëtori i djalit vrasës, 25 vjeçari Edison Brahaj i cili dyshohet se e ndihmoi Esmeraldin me makinë për të transpotuar trupin e pajetë të 62 vjeçarit Enver Balla në pus. *Ndërsa në dëshminë e dhënë sot para efektivëve, 30 vjeçari që kreu krimin u shpreh i penduar dhe tha se gjithçka kishte ndodhur nga gjaknxehtësia e momentit pasi kishte parë se 75 mijë euro kursime nuk ishin më në shtëpi në ditën kur duhej të bënte pagesën për ndërtimin e shtëpisë së tij.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

4 Postime
6 MUAJ ME PARE

Të qeshur pas vrasjes... Del FOTO-ja e bashkëpunëtorëve Esmerald Balla e Edison Brahaj pas krimit

    Të qeshur pas vrasjes... Del FOTO-ja e bashkëpunëtorëve           
Në dëshminë e tij ai është shprehur se si ishte shembur bota pasi kishte qëlluar mbi të atin.

Por detajte të reja tronditësë dalin nga ngjarja në Shënavlash ku Esmerald Balla vrau të atin.

Për këtë ngjarje sot u arrestua dhe bashkëpunëtori i tij Edison Brahaj, 25-vjeç, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me djalin e viktimës për të transportuar me automjet trupin e viktimës (Enver Ballës) nga vendi i ngjarjes deri tek vendi ku u gjet nga policia.

Ndërsa sonte në rubrikën Opinion është publikuar një foto ku Esmarald Balla shihet duke qeshur së bashku me bashkëpunëtorin e tij disa ditë pasi kishte vrarë të atin.

Të qeshur pas vrasjes... Del FOTO-ja e bashkëpunëtorëve

Esmerald Balla pranoi se konflikti kishte nisur për një shumë parash prej 75 mijë eurosh, të cilat nuk i kishte gjetur në kasafortë në momentin që i duheshin.

Pas kësaj situata kishte agravuar dhe 30 vjeçari deklaroi se i ati i kishte drejtuar pistoletën për ta vrarë, ndërsa në momentin që mundohej t'ia hiqte nga dora ajo ishte shkrehur.

“Ne kemi një fermë të vetme të vogël dhe aty punonim të dy me babanë dhe pjesëtaret e tjerë të familjes. Gjërat nga ana ekonomike po shkonin shumë mirë dhe s’kishim asnjë problem pasi secili bënte detyrat e veta. Unë po ndërtoj një shtëpi të re (pranë asaj qe jetojnë) dhe punimet kishin ecur shumë mire. Neve ne shtëpi nga puna disavjeçare kishim një sasi afro 75 mijë euro. Ditën e ngjarjes shkova të merrja lekët pasi sipërmarrësi i punimeve kërkoi pagesën sepse e kishte mbyllur punën për të cilën kishim rënë dakord. Shkova te vendi për të marrë paratë dhe ta paguaja dhe konstatoj se mungonin 75 mijë eurot.

I them babait” ku janë paratë”!? “Se di”,- më tha.

Kasaforta ishte dëmtuar me mjete të forta. Ishte hapur. Aty nisëm të debatonim. Unë të vras më tha dhe mori pistoletën dhe ma drejtoi. Ne një moment iu afrova dhe u kapëm me duar. Në momentin që po u përpoqa t’ia hiqja nga dora pistoletën ajo u shkreh”,- ka deklaruar fillimisht Esmeraldi.

Duke vijuar më tej rrëfimin e tij, Esmeraldi deklaroi se nuk kishte për qëllim ta vriste të atin dhe e konsideroi aksident.

”Kur u shkreh arma dhe pasi pashë që babai ishte qëlluar mu shemb bota pasi nuk doja që të ndodhte kështu. Më kapi paniku. Nuk dija çfarë të bëja. Kisha frikë të denoncoja krimin në polici edhe pse ishte aksident. E mora trupin në makinën dhe kemi një pus diku 1 mijë metra larg shtëpisë.

E hodha aty që ta fshihja. Telefonin ia fika i hoqa kartën dhe e hodha edhe telin në pus. Mirëpo nuk ndihesha mirë. Më kapi ankthi dhe u bëra keq. Shkova në spitalin e Durrësit për vizitë. Mjekët më dhanë ca ilaçe. Pas nja dy ditësh e denoncova babanë të zhdukur në polici. Thashë në polici se babai kishte marrë lekët dhe ishte zhdukur me një femër tjetër. Lajmërova edhe vëllezërit. Iu thashë që babai ka ikur nga shtëpia. Kështu vazhdoi për disa dite deri në momentin që ju e zbuluat ngjarjen. Më vjen shumë keq nuk doja të shkonte kështu”,- ka thënë mes të tjerash Esmarald Balla në dëshminë e tij./ Versus.al

6 MUAJ ME PARE

FOTO / Ky është 25-vjeçari që ndihmoi Esmeraldin të fshihte e hidhte trupin e babait në pus

Të qeshur pas vrasjes... Del FOTO-ja e bashkëpunëtorëve

Ky është  25-vjeçarit Edison Brahaj, i cili u vu në pranga pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me Esmerald Ballën për të fshehur krimin e rëndë që ndodhi në Shënavlash në 13 gusht.

Gjatë kontrollit në banesën e Edison Brahajt u gjet dhe u sekuestrua një shumë prej 145 000 lekësh.

25-vjeçari u arrestua për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”.

Sipas bluve, pasi djali vrau babanë, 25-vjeçari ka ndihmuar autorin që të transportojnë trupin e pajetë nga vendi i ngjarjes deri tek pusi që gjendej 1 kilometra larg banesës së familjes Balla. 

Policia po vijon hetimet e thelluara për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

6 MUAJ ME PARE

'Ndodhi aksidentalisht', zbardhet dëshmia e Esmerald Ballës: Babai më tha se do të më vriste, kur u shkreh arma më ra bota mbi kokë

Të qeshur pas vrasjes... Del FOTO-ja e bashkëpunëtorëve

Esmerald Balla 30 vjeç, i cili vrau babain e tij në mënyrë tragjike më 13 gusht dhe e hodhi në pus ka dhënë dëshminë e tij para policisë ku ka zbuluar edhe detaje mbi ngjarjen e rëndë, pas denoncimit të bërë para dy ditësh për zhdukjen e tij.

Ai tha se gjithçka kishte ndodhur aksidentalisht dhe nuk e kishte kuptuar as vetë se si ngjarja kishte arritur deri aty.

Esmerald Balla pranoi se konflikti kishte nisur për një shumë parash prej 75 mijë eurosh, të cilat nuk i kishte gjetur në kasafortë në momentin që i duheshin.

Pas kësaj situata kishte agravuar dhe 30 vjeçari deklaroi se i ati i kishte drejtuar pistoletën për ta vrarë, ndërsa në momentin që mundohej t'ia hiqte nga dora ajo ishte shkrehur.

“Ne kemi një fermë të vetme të vogël dhe aty punonim të dy me babanë dhe pjesëtaret e tjerë të familjes. Gjërat nga ana ekonomike po shkonin shumë mirë dhe s’kishim asnjë problem pasi secili bënte detyrat e veta. Unë po ndërtoj një shtëpi të re (pranë asaj qe jetojnë) dhe punimet kishin ecur shumë mire. Neve ne shtëpi nga puna disavjeçare kishim një sasi afro 75 mijë euro. Ditën e ngjarjes shkova të merrja lekët pasi sipërmarrësi i punimeve kërkoi pagesën sepse e kishte mbyllur punën për të cilën kishim rënë dakord. Shkova te vendi për të marrë paratë dhe ta paguaja dhe konstatoj se mungonin 75 mijë eurot.

I them babait” ku janë paratë”!? “Se di”,- më tha.

Kasaforta ishte dëmtuar me mjete të forta. Ishte hapur. Aty nisëm të debatonim. Unë të vras më tha dhe mori pistoletën dhe ma drejtoi. Ne një moment iu afrova dhe u kapëm me duar. Në momentin që po u përpoqa t’ia hiqja nga dora pistoletën ajo u shkreh”,- ka deklaruar fillimisht Esmeraldi.

Duke vijuar më tej rrëfimin e tij, Esmeraldi deklaroi se nuk kishte për qëllim ta vriste të atin dhe e konsideroi aksident.

”Kur u shkreh arma dhe pasi pashë që babai ishte qëlluar mu shemb bota pasi nuk doja që të ndodhte kështu. Më kapi paniku. Nuk dija çfarë të bëja. Kisha frikë të denoncoja krimin në polici edhe pse ishte aksident. E mora trupin në makinën dhe kemi një pus diku 1 mijë metra larg shtëpisë.

E hodha aty që ta fshihja. Telefonin ia fika i hoqa kartën dhe e hodha edhe telin në pus. Mirëpo nuk ndihesha mirë. Më kapi ankthi dhe u bëra keq. Shkova në spitalin e Durrësit për vizitë. Mjekët më dhanë ca ilaçe. Pas nja dy ditësh e denoncova babanë të zhdukur në polici. Thashë në polici se babai kishte marrë lekët dhe ishte zhdukur me një femër tjetër. Lajmërova edhe vëllezërit. Iu thashë që babai ka ikur nga shtëpia. Kështu vazhdoi për disa dite deri në momentin që ju e zbuluat ngjarjen. Më vjen shumë keq nuk doja të shkonte kështu”,- ka thënë mes të tjerash Esmarald Balla./ Versus.al

6 MUAJ ME PARE

Esmerald Balla vrau të atin në Shënavlash, arrestohet dhe 25 vjeçari që e ndihmoi të hidhte kufomën në pus (EMRI)

Të qeshur pas vrasjes... Del FOTO-ja e bashkëpunëtorëve
Viktima Enver Balla, autori djali i tij Esmerald Balla

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e zbardhur ditën e djeshme në Shënavlash ku u mësua se Esmerald Balla prej 20 ditësh kishte vrarë të atin dhe i kishte hedhur trupin në pus.

Një 25 vjeçar i identifikuar si Edison Brahaj është arrestuar nga policia nën dyshimin se ka bashkëpunuar me Esmerald Ballën për të vrarë dhe zhdukur 62 vjeçarin. Brahaj i cili është shok me Esmerald Ballën akuzohet se e ka ndihmuar këtë të fundit të transportojë me makinë trupin e pajetë të 62 vjeçarit të vrarë, kufoma e të cilit u gjet në një pus. Gjatë kontrollit në banesën e Edison Brahajt, u gjet dhe u sekuestrua një shumë prej 145 000 lekësh.

Djali vrasës kreu krimin në datën 13 gusht, ndërsa 20 ditë më vonë e denoncoi babain e tij si të zhdukur. Efektivët e krimeve të rënda zbuluan ngjarjen falë përgjimit të djalit të cilit në telefon iu gjetën dhe prova që e bënin të dyshuarin kryesor si autor të ngjarjes. 

30 vjeçari trilloi historinë se babai i tij kishte ikur me një femër madje për ta bërë të besueshëm këtë variant hapi një profil fallco në instagram dhe i dërgoi mesazh vëllait të tij duke u shtirur si gruaja me të cilën ishte larguar i ati që kishte vrarë. 

Sipas dëshmisë së Esmerald Ballës, konflikti kishte nisur me të atin për shkak të shumës 75 mijë euro që ishte zhdukur ditën që donte të bënte pagesën për banesën që po ndërtonte. Gjatë përplasjes me të atin, Esmerald Balla tha se në moment gjaknxehtësie 62 vjeçari i kishte drejtuar armën dhe gjatë momentit kur kishte tentuar t'ja merrte, arma ishte shkrehur duke bërë që i ati të qëllohej. Versus.al

Poll