Çfarë do të gjeni në brendësi
*Dhjetë persona janë arrestuar nga policia gjatë operacionit të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në zonën e njohur si “Kodra e Diellit” në Tiranë dhe në disa rrethe të vendit ku janë zbuluar në total 2 laboratorë për përpunimin e kokainës. Tre prej 10 të arrestuarve, janë shtetas të huaj. Ndërsa deri më tani është identifikuar njëri prej tyre me emrin Aldi Zonja. *Në lagjen e VIP-ave, policia zhvilloi disa kontrolle në vila të ndryshme pasi në njërën prej tyre u zbulua laboratori i kokainës. Anëtarët e grupit kriminal i ndryshonin shpesh vendndodhjet për të humbur gjurmët. *Deri më tani është sekuestruar një sasi kokaine, ndërsa operacioni ku bashkëpunon SPAK me autoritetet spanjolle është ende në vijim dhe po kryhen kontrolle edhe ne rrethe të tjera të vendit.
11 vjet më parë u arrestua për vrasje, sot për trafik kokaine 'me lëkura gjedhi'
Mes 10 personave të arrestuar për narkotrafik nga Amerika Latine- Shqipëria - drejt BE-së rezulton të jetë dhe shtetasi Baki Huqi. Ky i fundit mësohet se edhe më herët ka qenë kontigjent i njohur nga policia e drejtësia. Huqi rezulton i arrestuar më parë dhe ndaj tij ka patur dhe akuza për vepra të rënda penale. Rreth 11 vite më parë, në shtator të 2013, ai u arrestua për një vrasje të ndodhur në fshatin Radë të Durrësit, ku viktimë pati mbetur Festim Lama.
Në momentin e përfshirjes në krimin e rëndë Huqi ka qenë rreth 46 vjeç, ndërkohë që sot, në moshën 57-vjeçare ndaj tij priten që të ngrihen akuza mjaft të rënda për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
NGJARJA NE 2013 DHE RAPORTIMI I SAJ NE MEDIA
Arrestohen tre autorët e dyshuar për vrasjen në një disko të fshatit Radë të 28-vjeçarit Festim Lama. Policia e Durrësit bëri të ditur mbrëmjen e djeshme se pas një pune intensive të forcave të saj u arrit në zbulimin dhe prangosjen e autorëve të krimit të së dielës. Rreth orës 22:00 u vunë në pranga tre të akuzuarit: Alfred Gjoka, 31 vjeç, Baki Huqi, 46 vjeç, i dënuar më parë për vrasje, si dhe 34-vjeçari Erian Muharremi, të tre banorë të Manzës. Sipas Policisë, nga provat dhe dëshmitë e mbledhura për krimin që ndodhi të dielën në mbrëmje në një lokal me muzikë në zonën bregdetare, u arrit të zbardhej identiteti i autorëve. Ata akuzohen se pas një sherri të lindur mes 3 autorëve dhe viktimës, i cili shoqërohej nga persona të tjerë, Lama u qëllua me armë zjarri. Në vend u gjet një numër i madh gëzhojash, ndonëse Festim Lama ndërroi jetë nga një plumb në kokë. Dëshmitarët në vendngjarje thanë për policinë se sherri lindi për një balerinë të lokalit. Pas grindjes me fjalë janë nxjerrë armët e zjarrit dhe është qëlluar në drejtim të Lames dhe njerëzve të tij. Policia tha se në vend janë gjetur dy palë gëzhojash të armëve të zjarrit.
Mega-operacioni antidrogë / Në pranga edhe ish-drejtori i Bashkisë
Mes 7 shtetasve shqiptarë të arrestuar në kuadër të mega – operacionit antidrogë të zhvilluar mbrëmjen e së premtes në kryeqytet mësohet se është dhe 37 vjeçari Artion Çaushllari. Ky i fundit mësohet se ka qenë në rradhët e ish-LSI-së, sot Partia e Lirisë, dhe se në 2017 është larguar me firmë të kryebashkiakut Erjon Veliaj nga detyra e drejtorit të Ndërmarrjes numër 3 të kryeqytetit.
Largimi i tij nga detyra është bërë në korrik të 2017-s, ndërkohë që edhe më herët Caushllari ka qenë i angazhuar në detyra shtetërore, duke qenë Sekretar I Këshllit Bshkiak, pranë minibashkisë nr.2 në kryeqytet. Artion Caushllari pas largimit 6 vjet më parë nga detyrat zyrtare në adminsitratë mësohet se është marrë më aktivitet në disa kompani private.
Prej disa vitesh ai ishte në lidhje shoqërore me të bashkëarrestuarin tjetër në këtë operacion Aldi Zonjën
Goditja e laboratorit në Qerekë, e veçanta e grupit kriminal dhe si e ekstraktonin kokainën
Një hetim i nisur në vitin 2023 çoi në goditjen e një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të kokainës nga vendet e Amerikës Latine e trafikuar dhe përpunuar në Shqipëri me qëllim shitjen në tregun europian.
Sipas njoftimit të SPAK 7 shqiptarë ranë në pranga dhe 3 të huaj nga Amerika Latina, një kolumbian dhe 2 shtetas nga Venezuela, ndërsa në fshatin Qerekë të Fushë-Krujës u zbulua një laborator i sofistikuar për përpunimin e kokainës. Po ashtu u zbuluan dhe u identifikuan dhe ambiente ndihmë se në Tiranë dhe Durrës.
Por çfarë kishte të veçantë ky grup kriminal sipas SPAK
Sipas SPAK struktura e grupit përfshinte shtetas nga disa qytete të vendit, role të mirë përcaktuara, duke përfshirë financues, transportues, përpunues, dhe shpërndarës.
Gjithashtu një nga aspektet më të veçanta të këtij rrjeti po sipas SPAK ishte përfshirja e ekspertëve nga Amerika Latine. Kolumbianët dhe venezuelianët, të njohur për ekspertizën e tyre të thelluar në trajtimin dhe përpunimin e kokainës, ishin “ekspertët” që garantonin suksesin teknik të operacionit.
Aftësia e tyre për të ekstraktuar kokainën nga materiale organike, si “lëkurat e bagëtive” e kthente drogën e papërpunuar në një produkt të gatshëm, të cilësisë së lartë, për tregun shqiptar dhe atë evropian.
Ky bashkëpunim tregon jo vetëm përmasën ndërkombëtare të grupit, por edhe synimet e tij për të operuar në nivele të larta të organizimit dhe përdorimin e teknologjisë së avancuar në përpunimin e drogës.
Rrjeti operonte në mënyrë të sinkronizuar, me çdo hallkë të përcaktuar në mënyrë të detajuar. Ekspertët e huaj përqendroheshin në proceset teknike të përpunimit, duke shfrytëzuar aftësitë e tyre për të ngritur laboratorë të përpunimit të drogës.
Ndërkohë, financuesit shqiptarë siguronin investimet, pajisjet dhe përbërësit kimikë. Transportuesit dhe përpunuesit lokalë luanin rolin e tyre për të siguruar lëvizjen e sigurt të drogës dhe pajisjeve, ndërsa shpërndarësit kishin detyrën për ta futur drogën në tregjet e destinuara.
Shuma e madhe e parave e vënë në dispozicion të financimit të këtij aktiviteti, pajisjet teknologjike dhe mjetet e përpunimit të drogës tregojnë për nivelin e lartë të organizimit dhe burimeve financiare të këtij grupi kriminal.
Të arrestuar nga ky operacion që sipas kreut të SPAK Altin Dumani është një moment kyç në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri janë:
Në pranga kanë rënë:
Shtetas shqiptar:
1. Geis Fejsullai 42 vjeç, banues në Tiranë
2. Klajdi Birçe 40 vjeç, banues në Tiranë
3. Artion Caushllari 37 vjeç, banues në Tiranë
4. Endi Sejdini 25 vjeç, banues në Krujë
5. Aldi Zonja 37 vjeç, banues në Tiranë
6. Ismail Abdurrahmani, 51 vjeç, banues në Shkodër
7. Baki Huqi, 57 vjeç, banues në Durrës
Shtetas të huaj:
1. Hiwlen Ledezma Narvaez 41 vjeç, shtetas kolumbian2. Joze Ramon Zacarias Vasquez 35 vjeç, shtetas venezuelian
3. Samuel Alfonso Moreno Serrano 42 vjeç, shtetas venezuelian. Versus.al
EMRAT/ Laboratorët e drogës të zbuluar mbrëmë, reagon SPAK: Kokaina nga Amerika Latine përpunohej në Shqipëri dhe trafikohej
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dalë me një njoftim zyrtar për operacionin e zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet spanjolle ku gjatë mbrëmjes së djeshme u zbuluan laboratorë droge për përpunimin e kokainës.
Dhjetë persona janë arrestuar, mes të cilëve 2 venezuelianë dhe një kolumbian të cilët luanin rolin e përpunuesve të kokainës e cila merrej në gjendje të lëngshme nga Amerika Latine. Pas përpunimit droga transportohej në shtete të tjera të Evropës.
Mësohet se laboratori i drogës ishte në fshatin Qerekë të Fushë Krujës ndërsa grupi kriminal kishte organizuar edhe ambiente ndihmëse në Durrës dhe Tiranë, konkretisht në lagjen “Kodra e Diellit 2”.
Në pranga kanë rënë:
Shtetas shqiptar:
1. Geis Fejsullai 42 vjeç, banues në Tiranë
2. Klajdi Birçe 40 vjeç, banues në Tiranë
3. Artion Caushllari 37 vjeç, banues në Tiranë
4. Endi Sejdini 25 vjeç, banues në Krujë
5. Aldi Zonja 37 vjeç, banues në Tiranë
6. Ismail Abdurrahmani, 51 vjeç, banues në Shkodër
7. Baki Huqi, 57 vjeç, banues në Durrës
Shtetas të huaj:
1. Hiwlen Ledezma Narvaez 41 vjeç, shtetas kolumbian
2. Joze Ramon Zacarias Vasquez 35 vjeç, shtetas venezuelian
3. Samuel Alfonso Moreno Serrano 42 vjeç, shtetas venezuelian
Çfarë u sekuestrua
Material i papërpunuar prej 48 tonësh (rreth 850 lëkurë gjedhi) ku dyshohet se fshihet lëndë narkotike, të importuara nga Amerika Latine në shtator dhe nëntor 2024;
6.1 kg lëndë narkotike e dyshuar si kokainë;
36,270 euro, 357,046 lekë të reja dhe 57 milionë peso kolumbiane (afërsisht 12, 200 euro);
89.5 kg përzierës të ngurtë dhe 50 kg solucion të lëngshëm për përgatitjen e kokainës;
Pajisje për ngritjen e laboratorëve, si presa, axheton, epruveta qelqi, preparate kimike, mikrovalë, qese paketimi, dhe llampa nxehtësie;
22 telefona celularë, 2 laptopë, 7 karta banke dhe 17 karta SIM;
3 automjete të markave të ndryshme dhe dokumente të tjera të rëndësishme.
Tipologjia e grupit kriminal
Si vepronte grupi kriminal
Transportues, financues dhe shpërndarës, si funksiononte grupi kriminal
Nga të dhënat hetimore, rezulton se ky grup vepron si një rrjet ndërkombëtar kriminal, duke bashkëpunuar me organizata kriminale në Amerikën Latine për të trafikuar kokainën drejt Shqipërisë dhe vendeve të Bashkimit Evropian. Në vend, ata përdornin një laborator dhe ambiente ndihmese për ekstraktimin e drogës nga “lëkurë gjedhi të kriposur”, përpunimin e saj përpara se ajo të trafikohej në tregjet e destinuara. Struktura e grupit përfshinte shtetas nga disa qytete të vendit, role të mirë përcaktuara, duke përfshirë financues, transportues, përpunues, dhe shpërndarës.
Ky rrjet shfaqte një bashkëpunim efikas mes ekspertëve të huaj me përvojë dhe elementëve lokalë të mirë-organizuar, duke krijuar një mekanizëm funksional dhe shumëdimensional të aktivitetit kriminal.
Një nga aspektet më të veçanta të këtij rrjeti ishte përfshirja e ekspertëve nga Amerika Latine. Kolumbianët dhe venezuelianët, të njohur për ekspertizën e tyre të thelluar në trajtimin dhe përpunimin e kokainës, ishin “ekspertët” që garantonin suksesin teknik të operacionit. Aftësia e tyre për të ekstraktuar kokainën nga materiale organike, si “lëkurat e bagëtive” e kthente drogën e papërpunuar në një produkt të gatshëm, të cilësisë së lartë, për tregun shqiptar dhe atë evropian. Ky bashkëpunim tregon jo vetëm përmasën ndërkombëtare të grupit, por edhe synimet e tij për të operuar në nivele të larta të organizimit dhe përdorimin e teknologjisë së avancuar në përpunimin e drogës.
Përzgjedhja e vendndodhjes së laboratorit
Laboratori i ngritur në Qerekë të Fushë Krujës dhe ambientet ndihmëse në Tiranë dhe Durrës, ishin vendosur në pika strategjike të infrastrukturës kombëtare. Pranë aeroportit më të madh të vendit, dhe portit të Durrësit, këto zona vështirësonin monitorimin nga ajri prej agjencive ligjzbatuese, dhe nga ana tjetër lehtësonin transportin e shpejtë të drogës dhe përzierësve kimike, duke siguruar një qasje të shpejtë në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare. Përzgjedhja e këtyre lokacioneve tregon qartazi një planifikim të kujdesshëm, ku distanca e afërt me nyjet kryesore të logjistikës kombëtare ishte një faktor kyç për funksionimin pa ndërprerje të këtij rrjeti kriminal.
Rrjeti operonte në mënyrë të sinkronizuar, me çdo hallkë të përcaktuar në mënyrë të detajuar. Ekspertët e huaj përqendroheshin në proceset teknike të përpunimit, duke shfrytëzuar aftësitë e tyre për të ngritur laboratorë të përpunimit të drogës. Ndërkohë, financuesit shqiptarë siguronin investimet, pajisjet dhe përbërësit kimikë. Transportuesit dhe përpunuesit lokalë luanin rolin e tyre për të siguruar lëvizjen e sigurt të drogës dhe pajisjeve, ndërsa shpërndarësit kishin detyrën për ta futur drogën në tregjet e destinuara.
Shuma e madhe e parave e vënë në dispozicion të financimit të këtij aktiviteti, pajisjet teknologjike dhe mjetet e përpunimit të drogës tregojnë për nivelin e lartë të organizimit dhe burimeve financiare të këtij grupi kriminal. Versus.al
Kimist i huaj për të përpunuar kokainën, detaje nga laboratori i drogës te Kodra e Diellit, identifikohet një prej të arrestuarve (EMRI)

Tiranë- Detaje të reja janë zbuluar nga operacioni i zhvilluar mbrëmjen e djeshme ku u zbuluan dy laboratorë kokainë, në zonën “Kodra e Diellit” e njohur si “lagjia e VIP-ave” dhe në fshatin Qersekë të Fushë Krujës.
Një prej të arrestuarve si pjesë e grupit kriminal është identifikuar si Aldi Zonja.
Lënda narkotike në laboratorin brenda vilës në Kodrën e Diellit, ka qenë në formë të lëngshme dhe në sasi të mëdha. Dyshohet se grupi kriminal që ushtronte veprimtarinë e paligjshme, ka në përbërje edhe një kimist që dyshohet të ketë qenë venezueliani i arrestuar mes 5 personave.
Deri më tani, janë arrestuar 10 persona ndërsa 10 grupe të forcave të Operacionales kanë kryer kontrolle në disa zona të ndryshme të Tiranës, por jo vetëm. Kontrolle janë shtrirë dhe në qarqe të tjera. Operacioni është organizuar nga SPAK në bashkëpunim me autoritetet spanjolle ku dyshohet se transportohej kokaina pasi përpunohej në Tiranë. Trafikantët kanë ndryshuar shumë shpesh vilat ku e ushtronin veprimtarinë kriminale me qëllim që të mos binin në sy. Versus.al
Laborator kokaine në lagjen e VIP-ave në Tiranë, detaje: Një prej të arrestuarve venezuelian, ndërronin vilat për të mos rënë në sy
Operacioni antidrogë i zhvilluar mbrëmjen e djeshme në kryeqytet në kuadër të cilit u arrestuan 5 persona, ka vijuar edhe pas mesnatës në lagjen “Kodra e Diellit 2” ku u zbulua edhe një laborator kokaine në zonën që njihet si ‘lagjia e VIPA-ave’.
Një prej 10 të arrestuarve është nga Venezuela. Ndërsa deri më tani po kryhen kontrolle edhe në banesa të tjera pasi dyshohet se grupi kriminal ndërronte vazhdimisht vilat për të shmangur rënien në sy dhe për të humbur gjurmët.
Operacioni i djeshëm zhvillua në disa zona si Kavajë, Shkozet, Vorë, Kamëz, Qerek dhe Tiranë te Kodra e Diellit.
Në fshatin Qerekë të Fushë Krujës u zbulua një tjetër laborator droge. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar disa kg lëndë narkotike e llojit kokainë dhe përzierës. Operacioni u zhvillua si bashkëpunim mes SPAK dhe autoriteteve spanjolle, ndërsa sot pritet që policia të zbulojë më shumë detaje rreth aksionit. Versus.al
VIDEO/ Drogë e arrestime, gjenden dy laboratorë kokaine në Kodër të Diellit dhe Qerekë. Operacioni nga policia spanjolle dhe SPAK
Një operacion i madh antidrogë po zhvillohet mbrëmjen e sotme (15 nëntor) në Tiranë dhe disa qytete të vendit.
Operacioni është drejtuar nga policia spanjolle, në bashkëpunim me SPAK. Kanë qenë hetuesit spanjollë që kanë zbuluar rrjetin e trafikut të kokainës.
Ata kanë kërkuar ndihmën e autoriteteve shqiptare dhe këtu ka hyrë në lojë SPAK. Deri më tani, janë gjetur dy laboratorë kokaine, njëri në zonën e Kodrës së Diellit 2 në Tiranë dhe tjetri në fshatin Qerekë të Krujës, një zonë pak e rrahur nga policia.
Deri më tani mësohet se janë disa persona të arrestuar, mes të cilëve edhe një biznesmen, ndërsa emrat e të ndaluarve ende nuk janë zbuluar.
Forca të shumta policie kanë shkuar në zonën e Kodrës së Diellit 2, ndërsa hyrjet daljet në zonat e dyshuara kanë qenë të kufizuara.
Nuk dihet ende se sa është sasia e kokainës së sekuestruar, pasi pritet një komunikim zyrtar.
Ky aksion është rezultat i një hetimi të zgjeruar që ka zgjatur për disa muaj, gjatë të cilit janë zbuluar veprimet e një rrjeti trafikantësh droge që vepronte në këtë zonë.







