Çfarë do të gjeni në brendësi
Nga hetimet e deritanishme dhe marrja e dëshmive nga të afërmit dhe banorët, paraprakisht mësohet se viktima e kishte ftuar një vit më parë kishte marrë Admir Ferik Beqirin, shokun e tij që sot i mori jetën, që të jetonin së bashku. Por kohët e fundit dyshohet se viktima, Gëzim Bizioni, i kishte kërkuar 42-vjeçarit Beqiri të largohej nga banesa. Shkak ishte problemi i theksuar që kishte autori i dyshuar me alkoolin. pas debatit të radhës pasditen e sotme, Beqiri e ka goditur me shishe në kokë viktimën dhe mikëpritësin e tij 65-vjeçar, duke e plagosur rëndë. Bizioni s’i mbijetoi dot plagëve dhe vdiq pak minuta nga sulmi.
“Miri i Safos”/ Ky është autori i vrasjes në Sarandë l FOTO
Zbardhen detaje të reja nga krimi i rëndë i ndodhur pasditen e sotme në fshatin Gjashtë të Sarandës.
Nga hetimet e deritanishme dhe marrja e dëshmive nga të afërmit dhe banorët, paraprakisht mësohet se viktima e kishte ftuar një vit më parë kishte marrë Admir Ferik Beqirin, shokun e tij që sot i mori jetën, që të jetonin së bashku.
Por kohët e fundit dyshohet se viktima, Gëzim Bizioni, i kishte kërkuar 42-vjeçarit Beqiri të largohej nga banesa. Shkak ishte problemi i theksuar që kishte autori i dyshuar me alkoolin.
Në foto është autori i dyshuar i krimit, Admir Beqiri, i njohur edhe si “Miri i Safos”, person me precedentë penalë tashmë i arrestuar dhe që do merret në pyetje nga policia.
Dhe dyshohet se pas debatit të radhës pasditen e sotme, Beqiri e ka goditur me shishe në kokë viktimën dhe mikëpritësin e tij 65-vjeçar, duke e plagosur rëndë. Bizioni s’i mbijetoi dot plagëve dhe vdiq pak minuta nga sulmi.
Sipas policisë, Bizioni ka vdekur në vendngjarje, kurse autori i krimit që ndodhet në paraburgim, ka vepruar nën avujt e alkoolit.
EMRAT/ Krimi në Sarandë, jetonin bashkë në shtëpi, vrasja ndodhi pasi viktima i kërkoi autorit të largohej
Detaje të tjera për ngjarjen në fshatin Gjashtë të Sarandës.
Viktima është identifikuar si, 65 vjeçari Gëzim Bizoni.
Ky i fundit ishte i divorcuar dhe jetonte i vetëm. Por një vit më parë kishte marrë shokun e tij Admir Beqiri, sonte autori i ngjarjes, që të jetonin së bashku.
Kohët e fundit dyshohet që viktima i kishte kërkuar 42 vjeçarit, njëherësh autorit të largohej nga banesa.
Ky i fundit sipas hetimeve paraprake vuante nga problemet me alkoolin. Në gjendje të dehur autori ka goditur për vdekje me sende të forta 65 vjeçarin Gëzim Bizoni.
Sarandë / Informacion paraprak
Sot, në fshatin Gjashtë, Sarandë, dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi A. B., rreth 42 vjeç, ka goditur me shishe qelqi shtetasin G. B., rreth 65 vjeç.
Si pasojë e dëmtimeve të marra, shtetasi G. B. ka ndërruar jetë në vendngjarje, në oborrin e banesës së tij.
Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe, falë reagimit të shpejtë, bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin A. B., i cili u shoqërua në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme hetimore.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sherri përfundon në krim në Sarandë, 65-vjeçari vritet me shishe qelqi në oborrin e banesës së tij
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Sarandë, ku një person ka ndërruar jetë pasi është dhunuar në oborrin e banesës së tij.
Policia bën të ditur se dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi A. B., rreth 42 vjeç, ka goditur me shishe qelqi shtetasin G. B., rreth 65 vjeç, shkruan A2.