
Presidenti amerikan, Donald Trump gjatë konferencës për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, paralajmëroi se ashtu sic arrestuan dhe rrëzuan nga pushteti Nicolas Maduron, mund të veprojnë me liderët e tjerë të shteteve që veprojnë kundër amerikanëve.
“Kush rrezikon jetët e amerikanëve do të përfundojë ahtu si Nicolas Maduro. Diktatori dhe terroristi Nicolas Maduro iku, nga ky mëngjes amerika është krenare sepse nuk lejuam Maduron të vazhdonte me planet e tija të rrezikshme kundër SHBA-së. Sanksionet kundër Venezuelës do të mbeten në fuqi, po ashtu do të mbetet në fuqi opsioni ushtarak derisa situata të qetësohet”, tha Trump.
Presidenti i SHBA-së, theksoi se Maduro kishte rrezikuar jetën e amerikanëve duke dërguar kokainë, duke e cilësuar si krim, por tashmë u ndalua./Versus.al

