
Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e së hënës në një pikë karburanti në Fushë-Krujë.
Sipas raportimeve në media, një person që lëvizte me një automjet taksi ka kërcënuar me armë punonjësit e karburantit dhe ka marrë xhiron ditore.
Pas kryerjes së grabitjes, autori ka braktisur taksinë dhe është larguar në drejtim të fshatrave përreth zonës.

