Gjykata e Tiranës ka dënuar me 25 vite burgim Isuf Hasën për akuzlnne vjedhjes me pasojë vdekjen në dëm të viktimës Xhemal Meta, mik i tij. Hasa vrau me thikë Metën. Që ti vidhte një shumë parash teksa autori me viktimën kanë qenë miq prej vitesh me njëri-tjetrin dhe të dy jetonin në fshatin Shëngjin i Vogël, Qafmollë.
Sipas akuzës, autori ishte në dijeni se Xhemal Meta mbante një shumë lekësh, dhe më datë 13 janar 2025 i pandehuri ka shkuar te banesa e viktimës, për të pirë së bashku kafen e mëngjesit si zakonisht, duke marrë me vete dhe një çekiç. Pasi kanë pirë kafen, të dy kanë dalë pasi Xhemal Meta do të nisej drejt Tiranës. Isuf Hasa e ka goditur me çekiç pas koke viktimën, duke e lënë të vdekur.
Ai i ka marrë paratë që mbante me vetë dhe është larguar drejt Tiranës. Paratë dhe çekiçin me të cilin vrau mikun e tij i dërgoi tek banesa e vajzës. Pritet që vendimi i dënimite 25 vite burg të ankimohet nga i pandehuri në Apelin me Juridiksion të Përgjithshëm në Tiranë. Versus.al

