BOTA /

Manduro nuk pranon fajësinë para gjykatësit: "Unë jam njeri i ndershëm"

Shkruar nga Versus

Manduro nuk pranon fajësinë para gjykatësit: "Unë jam

Presidenti i arrestuar i Venezuelës, Nicolas Maduro, dhe gruaja e tij Celia Flores po paraqiten aktualisht në Manhattan (New York) para një gjykatësi.

Ata mbajnë veshur uniforma burgu dhe po u njoftohen akuzat kundër tyre. Si Maduro ashtu edhe gruaja e tij kanë deklaruar se nuk janë fajtorë. 

"Unë jam i pafajshëm, jam një njeri i ndershëm dhe jam ende president i vendit tim", tha venezueliani.

Maduro po mbrohet nga Barry Joel Pollack, i cili njihet më së miri për mbrojtjen e themeluesit të Wikileaks, Julian Assange.

Maduro dhe gruaja e tij u arrestuan të shtunën e kaluar në shtëpinë e tyre në kryeqytetin Karakas./Versus.al

Poll