BOTA /

Pas kërcënimeve ndaj Trump, rishfaqet videoja e presidentit kolumbian që tradhton gruan e tij

Pas arrestimit të Maduros, Petro kërcënoi Donald Trumpin, duke thënë se ai do të “merrte armët” nëse SHBA-të përpiqeshin ta largonin nga pushteti.

Shkruar nga Versus

Pas kërcënimeve ndaj Trump, rishfaqet videoja e presidentit kolumbian

Një skandal seksual që përfshin presidentin e Kolumbisë është rishfaqur në internet mes kërcënimeve të tij ndaj Shteteve të Bashkuara. 

Presidenti kolumbian Gustavo Petro dyshohet se u kap duke tradhtuar gruan e tij me një modele transgjinore në vitin 2024. Udhëheqësi i martuar kolumbian dyshohet se është filmuar duke mbajtur dorën e modeles transgjinore Linda Yepes gjatë një takimi në Panama.

Pas kërcënimeve ndaj Trump, rishfaqet videoja e presidentit kolumbian
Linda Yepes

Pasi videoja u bë virale, Petro deklaroi se nuk është homoseksual dhe e përshkroi veten si "heteroseksual".  

Petro është i martuar me filantropen Veronica Alcocer dhe sjellja e tij shkaktoi zemërim në vend. 



Pas arrestimit të Nicolás Maduro, Petro kërcënoi Donald Trump, duke thënë se do të "merrte armët" nëse Shtetet e Bashkuara do të përpiqeshin ta largonin nga pushteti.

"Ejani dhe më kapni!"- i deklaroi Petro Trump, duke e sfiduar hapur. 

Presidenti kolumbian paralajmëroi të martën se homologu i tij amerikan po përpiqet t'i shndërrojë kombet latino-amerikane në koloni amerikane.

"Nëse lexoni paragrafët e parë të politikës së sigurisë kombëtare, do të kuptoni se Doktrina Monroe synon t'i bëjë përsëri koloni kombet sovrane latino-amerikane", shkroi Petro në një postim në X.

"Kjo është plotësisht kundër ligjit ndërkombëtar. Është e njëjta doktrinë e hapësirës jetësore që Hitleri përdori dhe shkaktoi dy luftëra botërore", argumentoi ai.

Në një postim të veçantë, Petro u bëri thirrje votuesve amerikanë të "ndihmojnë në ndërtimin e një rendi demokratik ndërkombëtar".

"Nuk ka rëndësi se nga çfarë ngjyre, partie apo vendi vijnë këta njerëz, ata duhet të veprojnë, paqja botërore dhe e ardhmja e ekzistencës njerëzore janë në rrezik", shtoi ai./Versus.al

Poll