Live Updates /

EMRAT/ Tiranë e Fier, të rinjtë grabisin të renë, emigrantin nga Pakistani e rrahin dhe i marrin çfarë kishte me vete

*Dy të rinj pasi kanë mashtruar një emigrant nga Pakistani se do ta çonin në Shkodër për të kaluar më pas në Mal të zi, e kanë dhunuar, grabitur dhe më pas e kanë zbritur në Fier. * Teksa ecte në ‘Rrugën e Elbasanit’ dy të rinj i kanë vjedhur varësen një shtetase. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan varësja e vjedhur, një aparat celular dhe veshjet që këta shtetas kanë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes.

Shkruar nga B.SH

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Dy të rinj pasi kanë mashtruar një emigrant nga Pakistani se do ta çonin në Shkodër për të kaluar më pas në Mal të zi, e kanë dhunuar, grabitur dhe më pas e kanë zbritur në Fier. * Teksa ecte në ‘Rrugën e Elbasanit’ dy të rinj i kanë vjedhur varësen një shtetase. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan varësja e vjedhur, një aparat celular dhe veshjet që këta shtetas kanë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes.

2 Postime
6 MUAJ ME PARE

Video/ Në mes të ditës në Tiranë dy të rinj sulmojnë dhe i vjedhin varësen gruas, EMRAT

EMRAT/ Tiranë e Fier, të rinjtë grabisin të renë,
Momenti kur sulmohet gruaja

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar "Necklace".

I vodhën varësen e floririt një shtetaseje, identifikohen dhe arrestohen dy autorët e dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas marrjes së njoftimit se dy persona i kishin vjedhur varësen një shtetaseje, në Rrugën e Elbasanit, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Necklace", për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.   

Si rezultat i punës dhe veprimeve të shpejta hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1, u identifikuan, kapën dhe ndaluan shtetasit Danjel Meci, 23 vjeç, dhe Luis Mija , 21 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 15.08.2024, në Rrugën e Elbasanit, i kanë vjedhur varësen një shtetaseje dhe më pas janë larguar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan varësja e vjedhur, një aparat celular dhe veshjet që këta shtetas kanë përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

 

 

 

6 MUAJ ME PARE

Emrat/ Mashtruan emigrantin se do ta çonin në Shkodër, por e dhunuan dhe i morën paratë, në pranga 2 persona

EMRAT/ Tiranë e Fier, të rinjtë grabisin të renë,

Morën në automjet 1 emigrant nga Pakistani, duke e mashtruar se do ta transportonin në drejtim të Shkodrës, me qëllim kalimin ilegalisht të kufirit për në Mal të Zi, por e dhunuan, i morën eurot që ky shtetas kishte me vete dhe e zbritën në Fier.

Policia brenda pak orësh identifikoi, kapi dhe vuri në pranga 2 autorët e dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale eurot që dy shtetasit i morën me dhunë emigrantit, dy celularë dhe automjeti me të cilin lëviznin dy shtetasit e arrestuar .

Shërbimet e Policisë pas njoftimit të marrë nga spitali rajonal i Fierit, se ishte paraqitur për të marrë mjekim, 1 shtetas i huaj, i dhunuar,menjëherë kanë organizuar punën për zbardhjen e këtij rasti.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, të kryera është bërë e mundur që brenda pak orësh, të zbardhej dinamika e ngjarjes, identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorëve të dyshuar, Nazo Sulaj  21 vjeç, banues në Mallakastër dhe Elvis Çobo, 26 vjeç, banues në Fier.

Këta 2 shtetas dyshohet se kanë marrë në automjet nga Gjirokastra, 1 emigrant nga Pakistani duke e mashtruar se do ta transportonin në Shkodër, për të kaluar ilegalisht kufirin me Malin e Zi. Më pas ata e dhunuan, i morën paratë dhe e zbritën në rrugë në Fier.

Shtetasi nga Pakistani ka marrë asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Poll