Live Updates /

Euro 2024/ Italia na mund, por Shqipëria hyn në historinë e Europianëve, Bajrami: Kemi bërë të gjithë maksimumin

*Brenda pak minutash Italia shënoi dy gola, duke kaluar në avantazh.*Nedim Bajrami shënoi një gol historik ndaj Italisë, që rezulton më i shpejti në të gjitha Europianet. Vetëm 23 sekonda i mjaftuan mesfushorit shqiptar për të tundur rrjetën ndaj italianëve, duke çuar peshë zemrat e miliona tifozëve shqiptarë anë e mbanë botës. *Nedin Bajrami tërbon stadiumin e Dortmundit që në sekondën e 24 me një gol spektakolar që ka ngritur në këmbë mbi 50 mijë tifozët e pranishëm. *Pak më parë janë publikuar edhe formacionet. Si trajneri Sylvinho, ashtu edhe homologu Spalleti kanë vendosur për titullarët.*Bajrami foli pas ndeshjes duke u shprehur: E kemi ditur të gjithë që Italia është shumë e fortë. Kemi bërë të gjithë maksimumin, do të luftojmë për çdo pikë dhe për çdo top. Për ne është arritje e madhe që luajmë në Europian, do të vazhdojmë kështu. Kemi disa ditë kohë për të përgatitur ndeshjen me Kroacinë, duhet të korrigjojmë ato që nuk bëmë mirë.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

7 Postime
8 MUAJ ME PARE

Hyri në histori për 24 sekonda, Nedim Bajrami komenton ndeshjen

Euro 2024/ Italia na mund, por Shqipëria hyn në historinë e

Nedim Bajrami shënoi një gol historik ndaj Italisë, teksa i mjaftua vetëm pak sekonda për të tundur rrjetën, në duelin që u përmbys nga të kaltrit me rezultatin 2-1. Ky ishte dhe goli më i shpejtë i shënuar në të gjitha Europianet. Bajrami foli pas ndeshjes për mikrofonin e “TV Klan” duke u shprehur. 

Euro 2024/ Italia na mund, por Shqipëria hyn në historinë e

“E kemi ditur të gjithë që Italia është shumë e fortë. Kemi bërë të gjithë maksimumin, do të luftojmë për çdo pikë dhe për çdo top. Për ne është arritje e madhe që luajmë në Europian, do të vazhdojmë kështu. Kemi disa ditë kohë për të përgatitur ndeshjen me Kroacinë, duhet të korrigjojmë ato që nuk bëmë mirë. 

"Asllani i dha një top shumë të mirë, Manaj pati një shans shumë të mirë. Duhet të vazhdojmë kështu dhe të kërkojmë golin”, u shpreh Bajrami.  

8 MUAJ ME PARE

Euro 2024/ Italia na mund, por Shqipëria hyn në historinë e Europianëve

Euro 2024/ Italia na mund, por Shqipëria hyn në historinë e
Nedim Bajrami

Mbyllet ndeshja Itali- Shqipëri me rezultatin 2-1 për të Kaltrit.

Edhe katër minutat shtesë nuk sollën fat për Kombëtaren shqiptare për të barazuar rezultatin.

Ndeshja duket se filloi mirë për Kombëtarën tonë pasi ishte Nedin Bajrami që shënoi në sekondat e para të ndeshjes me një gol spektakolar që ngriti në këmbë 50 mijë tifozët e pranishëm. 

Por nuk vonoi dhe Italia barazon në minutën e 11 ku pas një goditje nga këndi Alessandro Bastoni shënon me kokë golin e parë për të kaltrit.

Pak minuta më pas ishte Nikolo Barela që shënon golin e dytë.

Por kjo ndeshje do të mbahet mend gjatë pasi Nedim Bajrami shënoi golin historik ndaj Italisë, që rezulton më i shpejti në të gjitha Europianet.

Kombëtarja shqiptare do të luaj ndeshjen e dytë të mërkurën kundër Kroacisë.

8 MUAJ ME PARE

Golat më të shpejtë në Europian, Bajrami bën histori kryeson listën

Euro 2024/ Italia na mund, por Shqipëria hyn në historinë e
Nedim Bajrami

Nedim Bajrami shënoi një gol historik ndaj Italisë, që rezulton më i shpejti në të gjitha Europianet. Vetëm 23 sekonda i mjaftuan mesfushorit shqiptar për të tundur rrjetën ndaj italianëve, duke çuar peshë zemrat e miliona tifozëve shqiptarë anë e mbanë botës.  

Tashmë Bajrami kryeson listën, teksa në vend të dytë ndodhet rusi Dmitri Kiriçenko, i cili shënoi pas 1 minute e 5 sekonda në ndeshjen Rusi-Greqi të vitit 2004, në podium gjithashtu ndodhet edhe Emil Foresber, i cili në Europianin e vitit 2021 shënoi ndaj Polonisë pas 1 minute e 22 sekonda.  

LISTA E PLOTË:  

00:23 – Nedim Bajrami (Albania vs Italy on 15 June 2024) 

01:05 – Dmitri Kirichenko (Russia vs Greece on 20 June 2004) 

01:22 – Emil Forsberg (Sweden vs Poland on 23 June 2021) 

01:39 – Yussuf Poulsen (Denmark vs Belgium on 17 June 2021) 

01:40 – Robert Lewandoëski (Poland vs Portugal on 30 June 2016) 

01:57 – Luke Shaw (England vs Italy on 11 July 2021) 

01:58 – Robbie Brady (Republic of Ireland vs France on 26 June 2016) 

02:08 – Sergei Aleinikov (USSR vs England on 18 June 1988) 

02:14 – Alan Shearer (England vs Germany on 26 June 1996) 

02:14 – Petr Jirácek (Czech Republic vs Greece on 12 June 2012) 

8 MUAJ ME PARE

Nuk zgjati shumë euforia për tifozët kuqezinj, Italia kalon në avantazh

Euro 2024/ Italia na mund, por Shqipëria hyn në historinë e

Brenda pak minutash Italia shënoi dy gola, duke kaluar në avantazh.

Në minutën e 11 Italia barazoi me Shqipërinë në minutën e 11.

Pas një goditje këndi, Bastoni me kokë çon sferën në rrjetë. (VIDEO)

Sulmet e vazhdueshme të italianëve sjellin golin e dytë.

Asani largon topin në mënyrë të gabuar dhe Barela falënderon duke gjuajtur në rrjetën e Strakoshës. (VIDEO)

8 MUAJ ME PARE

VIDEO/ Shqipëri-Itali, Bajrami bën magji që në sekonden e 24 me një supergol

Euro 2024/ Italia na mund, por Shqipëria hyn në historinë e

Nedin Bajrami tërbon stadiumin e Dortmundit që në sekondën e 24 me një gol spektakolar që ka ngritur në këmbë mbi 50 mijë tifozët e pranishëm. 

Euro 2024/ Italia na mund, por Shqipëria hyn në historinë e

Më keq se kaq nuk mund të niste kjo ndeshje për të kaltrit. 

Euro 2024/ Italia na mund, por Shqipëria hyn në historinë e

Goli i Bajramit hyn në historinë e shkurtër të këtij Europiani të nisur mbrëmë, pasi është goli më i shpejtë i bërë deri tani. VIDEO

8 MUAJ ME PARE

Formacionet zyrtare Shqipëri-Itali/ Nis aventura e Kombëtares në Euro 2024

Euro 2024/ Italia na mund, por Shqipëria hyn në historinë e

Kuqezinjtë do të sfidojnë Italinë në Dortmund, në ndeshjen e orës 21.00.

Pak më parë janë publikuar edhe formacionet. Si trajneri Sylvinho, ashtu edhe homologu Spalleti kanë vendosur për titullarët.

Nga minuta e parë do të luajnë më të mirët, në një takim që pritet spektakël.

Kujtojmë se në këtë grup janë edhe Kroacia me Spanjën.

Euro 2024/ Italia na mund, por Shqipëria hyn në historinë e

8 MUAJ ME PARE

Video/ Tifozë të shumtë në numër, stadiumi "Signal Iduna Park" vishet kuq e zi

Euro 2024/ Italia na mund, por Shqipëria hyn në historinë e

Shqiptarët të entuziazmuar për ndeshjen e sotme të rëndësishme, mes Italisë dhe Shqipërisë, janë zhvendosur tashmë përpara stadiumit të Dortmundit.

Shifra mund të jetë mbi 50 mijë tifozë.

Një pjesë e tyre tashmë kanë hyrë brenda në stadium i gjithë stadiumi ka marrë ngjyrën kuq e zi.

Poll