Çfarë do të gjeni në brendësi
*Grupi i hakerave iranianë “Homeland Justice” pretendoi sot në rrjetin “Telegram” se kishte hakuar sistemin e Gjykatës së Lartë dhe atë të Prokurorisë së Përgjithshme dhe se kishte arritur të merrte të dhëna kompromentuese. *Megjithatë në reagimin e bërë, Gjykata e Lartë thotë se sistemi online është në duart e KLGJ-së dhe se faqja zyrtare funksionon pa problem. Ndërsa Prokuroria e Përgjithshme thotë se deri më tani nuk ka gjurmë të kompromentimit të të dhënave ndaj sulmit kibernetik.
Prokuroria e Përgjithshme dhe Gjykata e Lartë u sulmuan nga hakerat iranianë? Vjen reagimi i institucioneve

Pas pretendimit të hakerave iranianë për sulm kibernetik ndaj sistemeve të Prokurorisë së Përgjithshme dhe Gjykatës së Lartë, vetë institucionet kanë reaguar duke thënë informacion për mediat.
Gjykata e Lartë nuk ka pësuar sulm kibernetik, por faqja e internetit që menaxhohet nga KLGJ, bën me dije reagimi.
“Në lidhje me interesimin tuaj, ju bëjmë me dije se Gjykata e Larte, nuk ka pesuar sulm kibernetik, por sipas protendimeve te Homeland Justice, grupit në Telegram, ka pësuar sulm kibernetik faqja gjykata.gov.al e cila është në menaxhimin e plotë të KLGj, dhe nuk ka asnjë lidhje me sistemin e brendshëm apo faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë”- thuhet në reagim.
Ndërsa institucioni i prokurorisë së përgjithshme thekson se verifikimet e kryera deri më tani nuk tregojnë se ka patur ndonjë kompromentim të të dhënave tek hakerat iranianë.
“Për shkak të interesit në lidhje me hackerimin e mundshëm të faqes zyrtare së Prokurorise së Pergjithshme, ju bëj me dije se nga verifikimet e kryera nga eskpertet e sigurisë së IT-së nuk janë konstatuar gjurmë kompromentuese deri në momentin që flasim në formën hackerimit. Stafet tona të IT-së janë duke monitoruar në mënyrë të vazhdueshme situatën”- thotë prokuroria. Versus.al
Hakerat iranianë sulmojnë Gjykatën e Lartë: Kemi të dhënat e kësaj strukture të korruptuar
Hakerat iranianë me emrin e grupit “Homeland Justice” kanë bërë goditjen e radhës ndaj institucioneve të shtetit shqiptar. Këtë herë, ata kanë njoftuar në Telegram se kanë kryer një sulm kibernetik në drejtim të sistemit të Gjykatës së Lartë dhe Prokurorisë së Përgjithshme në Shqipëri.
Në njoftimin e publikuar, grupi iranian pretendon se ka arritur të depërtojë në sistemet e këtyre institucioneve dhe të marrë të dhëna e dokumente të cilat lidhen me funksionimin e brendshëm të këtyre organeve.
“Rrjetet kibernetike të sistemit të korruptuar gjyqësor shqiptar janë hakuar. Të dhënat dhe dokumentet e kësaj strukture të korruptuar janë në duart e patriotëve të "Homeland Justice"- thuhet në njoftimin e hakerave.
Nga ana tjetër deri më tani nuk ka patur ndonjë reagim nga autoritetet shqiptare lidhur me përmasat e sulmit apo nëse të dhënat kanë rënë në duart e hakerave të cilët vijojnë sulmet si hakmarrje ndaj Shqipërisë që strehon në Manëz muxhahedinët. Versus.al

